Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar sulmin e Sali Berishës ndaj disa gazetarëve, të cilët i konsideroi si pjesë e "organizatës kriminale të SPAK" dhe tha se do të trajtohen si të tillë.
Për Telën, Berisha me këtë deklaratë ka bërë autogol sepse në fund të kësaj dosjeje do kuptohet a është fajtor apo jo Berisha, por jo të harxhohet kohë për te shpjeguar pozicionin e tij në këtë histori.
Ne kemi 25 minuta që flasim që Berisha kërcënoi gazetarët. Nëse Veliaj bën këtë ndaj gazetarëve është tjetër, nëse e bën Rama është tjetër. Harxhuam 25 minuta për sulmin e Berishës ndaj gazetarëve. Berisha ka gabuar, ndërkohë që fabula lidhet me ish-klubin “Partizani”. Ne do kemi një përfundim, Berisha do shpallet i fajshëm apo i pafajshëm, ka edhe gazetarë që thonë nëse Berisha e ka bërë, pavarësisht se e thotë SPAK.
Marrja e rolit të partizanit në këtë histori, të marrësh dhe të lexosh me sy mbyllur çfarë shkruan SPAK është një gjë dhe marrja dhe verifikimi i çdo gjëje që shkruhet aty me burime te tjera, është një gjë tjetër. O do dalësh të bësh papagallin, o do dalësh të thuash kjo është.
Doktori ka bërë autogol në tërë këtë histori, sepse po harxhohet energji për të shpjeguar pozicionin e tij në të.
0 Comments: