MC Networking

Pse i ‘kërcënoi’ Berisha gazetarët? Bushati: Ai nuk është viktima. Viktima reale në historinë e dosjes ‘Partizani’ është vet lexuesi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale për të sqaruar një keqkuptim lidhur me një deklaratë të tij, duke theksuar se nuk ka kërcënuar kurrë gazetarët lidhur me raportimet në dosjen e SPAK për çështjen ‘Partizani’.

Lidhur me këtë fakt, analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, u shpreh se në njërën anë Berisha ka të drejtë, teksa në njërën anë është shpërfaqur kategoria më e re e gazetarëve dhe analistëve, atyre që bëjnë ‘papagallin’ e SPAK.

Por sipas tij, viktimë në këtë rast janë vetë lexuesit, jo Berisha.

Shpërthimi i Berishës nuk është lajm se ai ndodh të shpërthej si ortek që merr çfarë gjen përpara, por problemi është debati që ka lindur nga dosja Partizani, ku Berisha pretendon s epo i bihet ne qafë dhe se shumë media po raportojnë për ‘shpifjet e SPAK’.

Në fakt, në njërën anë Berisha ka të drejtë. Prej disa kohësh në media është shpërfaqur kategoria më e re e gazetarëve dhe analistëve, atyre që bëjnë papagallin e SPAK. Ashtu sikurse qeveria, opozita, madje edhe grupet kriminale apo federatat sportive kanë përfaqësuesit e tyre të infiltruar në profesionin tonë edhe SPAK ka arritur të ndërtojë një brigadë të gatshme.

Në këtë rast Berisha nuk është viktima, Me tepër sesa ky i fundit ata që penalizohen janë njerëzit kërkojnë të dinë, që duan të informohen ndershmërisht dhe të mësojnë të vërtetën. Ata janë viktima reale e kësaj historie. Viktima e madhe këtu është publiku. Kemi ngritur një sistem, që u pa edhe në dosjen Partizani, që ca thonë gjysmë të vërteta dhe publiku nuk merr vesh të vërtetën reale. Nuk kemi raportime me dy-tre burime. Ose je totalisht pro Berishës, ose totalisht kundër. Është lexuesi viktima dhe jo Berisha.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top