MC Networking

Milo: E reja e takimit në Bruksel, ndarja e racioneve nga paketa e rritjes ekonomike, asnjë risi tjetër për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor

Liderët e Ballkanit perëndimor zhvilluan një takim informues me kryetarin e Komisionit Evropian,  Von der Leyen, për të përcaktuar misionin që KE do të ketë në pesë vitet e ardhshme.

Për ish-ministrin e Jashtëm, Paskal Milo, i ftuar në “MCN lajme”, asgjë e re nuk kishte nga ky takim, përtej asaj që thuhet gjithmonë për rëndësinë e integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, e reja e takimit në Bruksel ishte ndarja e racioneve nga paketa e rritjes ekonomike dhe mënyra se si do ti zbatojnë qeveritë përkatëse.

Ishte një takim i parashikuar, i paraparë që kur u vendos për të ndarë këto 6 miliard € që janë dhënë nga BE në planin e rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimore.

Më tepër ishte fillimi i bashkëpunimit për ta realizuar këtë plan dhe për të qartësuar se cilat do jenë kërkesat e BE për të disbursuar.

Synimi është dyfishim por me shpresë së do bëhet por do varet për nga mënyra se si do ta zbatojnë qeveritë e vendeve të BE-së.

Nuk pati gjë të re përtej atyre që janë thënë. E reja ishte që u konfirmuan shumat që do të marrë çdo vend i Ballkanit Perëndimor nga pakete 6 miliard €, ku Shqipëria do të marrë afro 1 miliard, Kosova do të marrë afro 900 miliona €. Pra, me pak fjalë ju njoftua racioni që do marrin nga kjo paketë dhe ju tha gjithashtu që nëse e zbatoni mirë këtë paketë, këtë plan të rritjes ekonomike, atëherë kjo do të jetë një plus në procesin e integrimit të këtyre vendeve.

Diplomati Milo, sugjeron që të bëhet Shqipëria të bëhet pjesë e familjes Evropiane duhet të punojmë më shumë e të flas më pak, për plotësimin e kushteve të BE-së.

Para se te ngarkojmë më përgjegjësi të tjerët, duhet të analizojmë veten tonë, ku jemi ne me zbatimin e reformave që kërkohen. Sepse është një proces anëtarësimi në BE dhe çdo vit bëhet një sreening të plotësimit të detyrave të Komisionit Evropolin dhe del ai raporti i përvitshëm ku analizohen arritjet dhe mosarritjet që ka çdo vet kandidat anëtar në BE.

Shqipëria është një ndër vendet që vuan nga korrupsioni i lartë dhe së fundi e kanë rezervuar jo vetëm BE por edhe DASH, dhe fakti që është i pranishëm korrupsioni është i identifikueshëm edhe vet brenda institucioneve. Pra, ne duhet të punojmë më shumë e të flasim më pak.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top