MC Networking

Bën për në spital vjehrrën, arrestohet nusja në Shkodër

Foto ilustruese

Denoncimi në media i dhunës së ushtruar ndaj një të moshuare në Shkodër, ka bërë që nusja e saj të vihet në pranga.

Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen Elmira Buci, 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top