MC Networking

Mesazhet në Asamblenë e PS/ Papa: Rama, si diktatorët Mubarak e Gadaf që edhe në ditët e fundit thoshin të njëjtat gjëra. Është kartë e djegur (VIDEO)

Në Asamblenë e sotme të PS kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi drejtuesit politikë të 12 qarqeve për zgjedhjet 2025. 

Rama foli poashtu për një fitore të thellë në zgjedhjet e ardhshme dhe një mandat të katërt.

Në analizën e tij lidhur me mesazhet që u përçuan në këtë Asamble, gazetari Ropert Papa, thotë për ‘MCN lajme’ se Rama i ngjason me diktatorët si Mubarak e Gadaf që edhe në fund të jetës së tyre politike thoshin të njëjta gjëra.

Sipas tij, Rama është tashmë kartë e djegur.

Rama më kujton diktatorët si Mubarak, Gadaf, që në ditët e fundit të turpshme, thonin në të njëjtat gjëra.

Nuk mendoj se PS është e denjuar të fitojë, nuk ka fituar në tre zgjedhjet e fundit, ka vjedhur. Nuk e di nëse do ti realizojç përsëri.

Ka edhe një ftohje me amerikanët, për mendimin tim, Rama është kartë e djegur.

Sipas Papës, nëse Rama do t’i vjedhte përsëri zgjedhjet, do të jetë në dëmin e tij.

Papa thotë se opozita duhet të mendoj me zgjuarsi për ti bashkuar të gjithë në të mirë të ndryshimit të situatës, për t’ia bërë më të vështirë Ramës.

Opozita ka pasur një beteje shumë të madhe, i vodhën vulën, siglën, paratë, financat dhe Berisha bëri për tre vjet, bëri atë që ka bërë në ‘97tën kur edhe aleatët strategjik donin ta ekzekutonin, jo vetëm politikisht por edhe fizikisht.

E ka mbledhur atë grupim, dhe mendoj se pas 12 vjetësh nuk do të jetë më aq e lehtë për Ramën, se fundi-fundit me 71 vota.

Nëse opozita do të gjej zgjuarsinë për ti bashkuar të gjithë, jo thjesht me atë që janë anëtar por duke afruar figura të mëdha, unë them se mund të ndryshonte situatën. Nëse Rama do ti vjedh sërish zgjedhjet, do të jetë në të keqen e tij.

Nuk ka ngelur gjë pa nxjerrë në shitje dhe lufta midis llojit është e ashpër sa edhe vet Rama nuk do mund ta kontrolloj më. A do të kërkojë Rama një Pazar me kreun e opozitës, në Shqipëri, ngjet çdo gjë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top