MC Networking

“Skema e re e pensioneve hermetike” Hoxha: Duan ta bëjnë më keq nga ç’është. Vendos një njeri për gjithçka! (VIDEO)

Eksperti për çështjen e pensioneve Kujtim Hoxha foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi skemën e re të pensioneve, të paralajmëruar sot nga ministri i Financave. Hoxha thotë se skema e re është hermetike dhe nuk është e konsultuar me grupet e interesit. Ai paralajmëron se skema e re mund të jetë më e keqe nga e vjetra, pasi duhet mbushur një gropë, dhe për ta bërë këtë ka dy rrugë, ose të ngarkosh subjektet ose t’i shtysh pensionet në kohë apo të paguash më pak.

Në lidhje me pensionet po flitet shumë dhe vazhdimisht. Kam përshtypjen se përfaqësuesit e qeverisë duhet të kenë më shumë përgjegjshmëri në atë që flasin, sepse japin një dezinformim. Aktualisht ka një detyrim ligjor, FMN dhe BB, që qeveria shqiptare të marrë masa për të ndryshuar skemën e sigurimeve shoqërore, që të ardhurat të mbulojnë shpenzimet. Është ngritur një grup pranë qeverisë dhe sigurimeve shoqërore që po merren me këtë punë, dhe sipas asaj që shprehu ministri i Financave do finalizohet në tetor. Skemat e sigurimeve shoqërore duhet të jetë afatgjatë dhe përmirësuese në krahasim me një skemë që ka ekzistuar. Problemet që janë konstatuar nga zbatimi i skemës së vjetër të mos reflektohen më në skemën e re. Kjo është skemë e dështuar sepse s’e arriti qëllimin. Edhe për skemën që po propagandohet nga ministri i Financave, unë them me përgjegjshmëri, që grupi i punës, qeveria, duhet të diskutohet me grupin e interesit. Ka bërë takime me tetraplegjikët, paraplegjikët, invalidët?! Janë jo pak 65 mijë. Me grupin e pensionistëve, janë disa shoqata që duhet të marrin pjesë. S’është bërë asnjë konsultë, bilës është hermetike, informacion s’ka dal. Pse s’e hedh në projekt-ligj?!”

Në nenin 35 për invalidët, të paaftë për të punuar, si ishte si u bë. Ligji i vjetër kishte moshë të atij që bëhej invalid, minus 20, pjesëtim për dy, kaq vjetërsi pune i duhej invididit që merrte një pension të caktuar. Këtë nen e zëvendësuan me këto thënie, moshë, minus 20, shumëzim me ¾. I shtoheshin edhe 7 vjet e gjysmë. E kishte 15, u bë 22 vite e gjysmë. Tani duan ta bëjnë me keq se ç’është. Sepse vet fakti që kërkohet të arrihet të mbushin këtë gropë, do të thotë dy janë rrugët, ose të shtosh të ardhurat, të ngarkosh subjektet, ose të paguash më pak, t’i shtysh në kohë, mos u japësh pensionet. Sipas të dhënave të Censit unë konstatoj se 713 mijë janë pensionistë. 1/3 e popullsisë, për të mos thënë më shumë, se ka invalidë pune, të paaftë...Sot janë 16 për qind e pensionistëve në punë. Pse venë? Për nevojat, se kanë pension të ulët. Kam idenë që ministri s’e njeh fare skemën. Unë them që ai është i papërgjegjshëm. Skema e sigurimeve shoqërore është shumë delikate. Si do t’i rrisësh pensionet? Do kesh pensione nën 150 mijë lekë apo jo? Ka shumë arsye pse s’pyeten grupet e interesit. Këtu vendos një njeri për çdo gjë”.

I pyetur në lidhje me indeksimin, Hoxha vë në dukje se ky është detyrim ligjor, jo arritje e qeverisë.

Indeksimi s’varet as nga ministri as nga kjo qeveri. Është në fuqi ligji që  çdo vit qeveria të bëjë minimalja indeksimin e inflacionit, plus shtesat. Në fund të vitit 2023 janë miratuar dy fonde, një për shpërblimin në fundvit, dhe e dyta për indeksimin, 3,9 miliardë lekë. Është detyrim ligjor, jo arritje. Nëse do rritet përtej inflacionit, atëherë është një meritë, se ku do t’i gjejë burimet qeveria”.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top