MC Networking

Djali vrau babanë pas konfliktit për pasurinë/ Pula: Çfarë deklaruan familjarët në polici (VIDEO)

Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV gazetari Besmir Pula ka zbardhur të tjera detaje nga krimi në familje në fshatin Shënavlash, ku Esmerald Balla vrau të atin Enver Balla dhe trupin e hodhi në një pus. Pista kryesore e motivit të ngjarjes mbetet marrja e 75 milionë lekëve nga babai.  Gazetari bën me dije se në pyetje janë marrë edhe anëtarë të tjerë të familjes Balla, të cilët kanë thënë që në dijeninë e tyre paratë nuk ishin vjedhur nga Enver Balla.

Deri në këto momente si pistë hetimi po dyshohet marrja e 7 milionë e 500 mijë lekë të rinj nga babai. 62-vjeçari së bashku me djalin e tij kanë shkuar pranë stanit të bagëtive, dhe aty ka ndodhur ngjarja. Ajo çka e bën më të rëndë këtë ngjarje është se 30-vjeçari ka tentuar të fshehë trupin e babait të tij në një pus, dhe më pas ka bërë kallëzimin në polici, se babai i tij ishte larguar. Jemi përpjekur të komunikojmë me disa nga familjarët, nuk duan të flasin për momentin në mediat. Fqinj të familjes Balla thonë që s’kanë pasur konflikte të mëparshme, konfirmojnë të njëjtin version të ngjarjes, që e dinin që ka humbur që nga 13 gushti, kur është kryer vrasja. Policia ka kryer përgjime telefonike në telefonin e autorit të dyshuar dhe kanë zbuluar s’e kemi të bëjmë me një krim brenda familjes. Pak momente më parë janë marrë edhe familjarë të tjerë në pyetje, bashkëshortja, që kanë deklaruar se në dijeninë e tyre paratë s’ishin vjedhur nga babai”.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Djali vrau babanë pas konfliktit për pasurinë/ Pula: Çfarë deklaruan familjarët në polici (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.