MC Networking

Ura e Ibrit, Halimi: Populizëm i Kurtit, duhej koordinim me partnerët (VIDEO)

Jeton Halimi, drejtor i Institutit për Studime Europiane dhe Globale në Kosovë, thotë se hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë është një strategji e Albin Kurtit për përfitim politike. Në studion e lajmeve përmes Kype, Halimi u shpreh se situata të tilla të brishta mund të shfrytëzohen nga Serbia, e cila gjithmonë synon t’i kthejë në favor të vet. Sipas tij, tensionimi i situatës në veri është në dëm të popullsisë shqiptare atje.

Albin Kurti po e bën për populizëm, që të fitojë një grusht vota. Po i mat pulsin Serbisë dhe kjo është e rrezikshme.  

Situata është e qetë dhe e brishtë. Strukturat paralele të udhëhequra nga Radiuçiç janë të çakorduara dhe të riorganizuara në mënyra të tjera. Shtimi i pranisë së karabinierëve tregon se ajo pjesë është delikate. Shpresoj që organet e sigurisë dhe Eulex të bëjnë më të mirën. Të mos i lihet hapësirë Serbisë e cila di të sillet në situata të tilla.

Mendoj që ky populizëm i Albin Kurtit do t’i kushtojë në karrierë. E ka kuptuar edhe popullata shumë mirë që janë gjëra të tjera që duhen.  Ne nuk jemi kundër urës, por të bëhet koordinim me miqtë tanë. Të mos bëhen lojëra politike.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top