MC Networking

Debati për hapjen e Urës së Ibrit, Ramabaja: Simbol i dështimit të politikës perëndimore

Drejtori i Institutit për Gjeopolitikë në Kosovë, Sadri Ramabaja, për debatin lidhur me hapjen e Urës së Ibrit, deklaron se kjo urë para se të jetë simbol i ndarjes së një qyteti dhe përpjekjeve të Serbisë, për së paku aneksimin e Veriut të Kosovës, dita ditës po shndërrohet edhe në simbol të dështimit të politikës perëndimore.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se Ura e Ibrit vazhdon të jetë simbol i ndarjes së qytetit të Mitrovicës dhe një përpjekje e pashembullt e Serbisë edhe me mbështetjen e disa vendeve të Bashkimit Europian, i këmbënguljes për të përfituar diçka.

Kjo urë para se të jetë simbol i ndarjes së një qyteti dhe përpjekjeve të Serbisë, për së paku aneksimin e Veriut të Kosovës, dita ditës po shndërrohet edhe në simbol të dështimit të politikës perëndimore.

Në marrëveshjen e Brukselit 2015-2016, ishte parashikuar hapja e Urës për automjetet, se ura për kalimtarët është e hapur, por prej vitit 2017 kur duhej të hapej dhe deri tani, ka qenë vetëm një vendnumërim i diplomacisë perëndimore.

Në tavolinat e diplomacisë perëndimore me miratimin e diplomacisë së Kosovës dhe Tiranës, kishte zënë vend ideja për ndarjen e Kosovës.

Kishim të bënim me ndarjen e Veriut, konkretisht aneksimin e Veriut, kjo është arsyeja se pse shtyhet deri më tani.

Republika e Kosovës tashmë funksionon në Veri, ka ngelur Ura e Ibrit me një flamur serb të ngritur në mes të qytetit të Mitrovicës.

Nuk pres destabilizim edhe pas hapjes së urës, por që pas hapjes së urës pres që Republika e Kosovës të dalë nga korridori i ulët ku kishte pretendime ta fusnin që të ecte si majmun, të drejtojë kurrizin dhe të ecë drejt.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top