Zona e Palasës frekuentohet kryesisht nga pushues shqiptarë, por mungesa e infrastrukturës e kufizon aksesin në plazhet publike. Nga Palasa, avokati Redon Meksi tha se e gjithë hapësira në bregdetin e Palasës është vënë në funksion të resortit, ndërsa hapësirat publike mbeten vështirë të arritshme.
Nëse vjen në Palasë, nuk ke ku parkon përveçse me pagesë. Parkingu më i lirë është 10 mijë lekë të vjetra. Në Palasë është një nga detet më të bukura të Shqipërisë. Në Green Coast ka plazhe publike, por i gjithë sistemi është ndërtuar në mënyrë të tillë që të mos vijnë njerëz të jashtëm atje. Një plazh publik kërkon edhe parking. Nuk mund të parkosh 10 mijë lekë të vjetra. Restorantet me çmime normale. Çadra 25 mijë lekë. Ndryshe nga plazhet e tjera, shumica janë shqiptarë.
Pavarësisht çmimeve të larta, që në Green Cost lëvizin nga 500-1200 euro nata, frekuentimi i tij është maksimal.
Në Green Cost çmimi më i ulët është 500 euro nata. Turizmi elitar do edhe shërbime nga pas. Dhe ka ca probleme për të qenë i tillë. Resorti është plot por se kush qëndron aty nuk e di. Ndërtimet do të mundohen të shtrihen në zonën e deltës. Nuk besoj që do ia dalin, por çfarë nuk ndodh.
0 Comments: