Mësohen detaje të reja lidhur me vdekjen e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec, ku për këtë ngjarje hetimet zbuluan se ishte rrahur për vdekje në lokal.
Gazetarja Sara Kovaçi raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, por se ishte dëshmia e personave të pranishëm, ajo që ndihmoi në zbardhjen e ngjarjes.
42-vjeçari ka qenë në ambientet e lokalit që menaxhonte, pas një konflikti me 29-vjeçarin Denis Meçe, janë goditur me sende të forta, ku Proga pasi ka dalë nga lokali ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Më pas policia ka bërë të ditur se nuk ishte ngjarje aksidentale por ishte vrasje për motive banale.
Ndërkohë nuk bëhet ende me dije se çfarë deklarate ka dhënë Meçe pas arrestimit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit.
Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar.
0 Comments: