Përkundër atyre që ishte propaganduar nga opozita për lista të hapura, për kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor praktikisht i kanë mbyllur listat. Ky zhvillim e detyroi atë që të votonte kundër në Parlament.
Sa më i vogël subjekti politik që hyn në zgjedhje, aq më shumë i dëmtuar është nga ndryshimet. Në këtë grup bën pjesë edhe Partia Agrare. Në këtë mënyrë, Duka thotë se është i detyruar të negociojë me Partinë Demokratike.
Ndërkohë, vetë kreu i PAA tha se nuk do pranojë që në listën e durrësit të jetë te pjesa e fiksuar.
Ndryshimet e 26 korrikut në Kodin Zgjedhor u pritën me kundërshti nga aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike por edhe nga vetë deputetët e PD. Sipas tyre formula e përbërjes së listës së përfaqësimit dëmton opozitën dhe eleminon garën.
0 Comments: