MC Networking

Koçiu: Regjistër elektronik për mjekët që punojnë në shtet dhe privat

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, njoftoi pas mbledhjes së sotme të qeverisë miratimin e ndryshimit në ligjin për “Urdhrin e Mjekut”, për të garantuar cilësinë e shërbimit në të gjithë strukturat shëndetësore.

Ministrja bëri të ditur se ndryshimet parashikojnë ngritjen e një regjistri elektronik ku do të jenë emrat e mjekëve që punojnë në shtet por dhe punësimin e tyre në privat.

Ndryshimet e miratuara sot në ligjin për “Urdhrin e Mjekut” synojnë bërjen publike të informacionit të gjithë mjekëve që punojnë në strukturat publike dhe private dhe miratimi i një regjistri elektronik publik që do të garantojë edhe më shumë transparencë për këdo profesionist të shëndetësisë që punon në strukturat publike shëndetësore lidhur me punësimin e tij dhe privatisht.

Kemi vendosur edhe një tavan të orëve të punës që një mjek që punon në sektorin publik të punojë dhe privatisht.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top