Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV po diskutohet pakti PS-PD në Kuvend për të mbyllur listat për zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2025.
Për Pano Sokon, përfaqësues të “Nisma Thurje”, dy partitë e mëdha vendosën që të injorojnë vendimin e Gjykatës Kushtetutës për herësin prej 10 mijë votash që duhet të marrë një deputet.
Soko solli shembullin e Tiranës ku dalin 36 deputetë, për të thënë se e garantuar është lista e parë e kryetarit.
Deri dje kemi pasur me lista të hapura, konceptin e të votuarit ku listat paraqiteshin të përfaqësuara nga një numër dhe përzgjedhje e deputetëve që shkonin në parlament bëhej nga llogaritja e votës, por ata kishin vendosur herësin, pra renditja që bëhej në fillim nga kryetari i partisë, nuk mundtë thyej nga ai kufi.
Kjo ishte çfarë kishim. Patëm një vendim të gjykatës kushtetuese që vendosi dhe i propozoi kuvendit që herësi prej 10 mijë votash është më i lartë se sa duhej, por për thyerjen e këtij rendi për të marrë tamam atë frymën e ligjin, pati një diskutim, flakë e zjarr në parlament dhe pas shumë negociatash na dalin me këtë propozim të ri dhe thonë se s’ka rëndësi se çfarë ka thënë kushtetuesja por kanë vendosur listën e hapur me 1/3.
Pra nga 36 kandidatë që ka tirani, 1/3 e kësaj e vendosin kryetarët, 2/3 zgjidhen me garë të hapur. Që një parti të marrë 36 deputetë në Tiranë është e pamundur prandaj e garantuara është lista e parë e kryetarit. Pra me këtë i bie të futen vetëm këta që janë, kjo u zgjodh.
0 Comments: