Një person i akuzuar për një seri vjedhjesh në dyqane që tregtojnë pajisje elektronike dhe celularë është vënë në prangat e policisë së Tiranës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimeve të depozituara për disa raste vjedhjesh në dyqane që tregtojnë pajisje elektronike dhe celularë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Phone store”.
Gjazë operacionit u arrestua shtetasi B. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje, në disa dyqane në zona të ndryshme të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularë të dyshuar të vjedhur nga ky shtetas.
0 Comments: