MC Networking

Mjeku Hysni Dankshi zbulon kurat natyrale për prostatën dhe ushqimet që duhen shmangur

Mjeku popullor Hysni Dankshi, flet për patologjitë më të shpeshta të prostatës dhe simptomat e para që manifeston.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Dankshi tha se rastet më të shpeshta të problemeve të prostatës, janë tek personat mbi 50 vjeç, por ka raste edhe te personat 40-vjeçarë.

Ndër të tjera ai zbulon kurat natyrale dhe ushqimet që duhen shmangur për ata persona që kanë probleme me prostatën.

Roli kryesor i prostatës prodhon lëndë të bardhë që është sperma, e cila shërben për embrionin e një fëmije.

Gjithë burrat e kanë zmadhimin e prostatës kush më shumë e kush më pak, kryesisht pas moshës 50 vjeç.

Shkaktarë janë stresi, marrëdhëniet pa mbrojtje, HIV, trashëgimia familjare. Meshkujt kanë probleme me urinim, urinojnë pika pika.

Shkojnë për të urinuar, urinojnë pak, kthehen prapë. Kanë dhimbje barku, dhimbje mesi.

Prostata e zmadhuar nuk sjell problem në marrëdhëniet seksuale, por nëse merr infeksion, atëherë duhet treguar kujdes.

Më kanë ardhur mosha dhe 43 vjeç, por zakonisht problemi fillon nga mosha 50 vjeç e lartë, janë 38% e meshkujve që vuajnë nga prostatiku, 5.5 milionë burra në botë që vuajnë.

Adenoma e prostatës zmadhohet sa një kokërr vezë, sa një kokërr portokall apo gjysmë kile, se mund ta kenë lënë pas dore pa e kuruar.

Siç janë njerëzit që janë në spitale nga fshatrat e largëta dhe kur kanë ardhur te mjeku, kemi parë se kanë pasur prostatë të zmadhuar.

Një metodë kurash natyrale, merret një dorë me fara kungulli zihet në një litër e gjysmë uji për 20 minuta dhe pihet nga një filxhan kafeje çaj në mëngjes dhe në darkë para buke.

Përdoret kur prostata është në fazat e para dhe të dyta. Përdoren dhe farat e dëllinjës së zezë, merr një lugë nga kokrrat e dëllinjës, i zien në një filxhan çaj dhe mund ti pish tre herë në ditë.

Tre lugë çaji fara. Kokrra e trëndafilit të egër, i ziejmë një lugë, i shtypim ato dhe i ziejmë për 10 minuta, më pas i kullojmë në një napë, për të shmangur alergjitë që mund të shkaktojë, duhet pirë dy herë në ditë.

Kur je me infeksione të prostatikut, lufton infeksionet dhe sëmundjet virusale. Ka dhe vajra esencialë që vijnë nga jashtë.

Çdo sëmundje kur kapet në fazat e para kurohet më mirë. Kanceri i prostatës është kanceri më i zhvilluar tek meshkujt, në një kohë që duhet bërë kontroll një herë në gjashtë muaj.

Pijet e gazuara, pijet alkoolike, duhani, kafja, pijet energjike duhen evituar. Duhen evituar ushqimet pikante dhe duhet bërë jetë aktive.

Këshillohet që të përdoren sa më shumë çajra, pasi ndihmojnë. Vetëm infeksioni shkakton probleme me performancën seksuale.

Ka pasur raste të një mashkulli 30-vjeçar impotent, që nuk ka prostatik por problemi duhet gjetur te stresi dhe faktorë të tjerë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top