MC Networking

Këngëtari 18-vjeçar i muzikës popullore, Klevis Hysko: I them vetes “pult universal”, dasmat show i bën Veriu

Këngëtari i muzikës popullore 18-vjeçare Klevis Hysko rrëfen se këngën e ka të lidhur dhe trashëguar nga familja, prej tezes Rilinda Velaj, ndërsa gjyshi është president i grupit popullor “Zëri i Trebeshinës”.

Duke folur në emisionin “Zgjohu me MCN” ai tha se është rritur me muzikën që në moshën 4-vjeçare dhe tregon se kur tezja shkonte nëpër festivale i kërkonte që të marrte me veten.

Unë ja them dhe vetes ti Klevis je pult universal, nga veriu në jug, i këndoj të gjitha. Unë jetoj për duartrokitjet e audiencës që në fund të ditës ti them vetes që ia dole.

Tani sa kam mbyllur pjesët teatrale, se kam marrë pjesë në katër shfaqje dhe sivjet fitova çmimin aktori më i mirë, me një tragjedi, me festivalin rinor.

Muzika më ka ndihmuar edhe me pjesën teatrale. Në këngë ti je 8 orë në dasmë, kur ngatërron diçka, e kalon duke bërë një bejte.

E kam mbajtur një dasmë për 8 orë vetëm. E reja nuk bën pa të vjetrën, me gjyshin ia marrim labçe po u mblodhëm tre veta.

Për të hedhur lekë si Shijaku dhe Kavaja nuk ka. Por dasmat që bëjnë show, janë ato të Veriut.

Sa futet çifti, me tupana, është show. Krijon një impakt shumë të fortë tek çdo dasmor.

Te këngët janë vallet treshe me shumë ritëm.

Ai zbuloi se sapo ka mbaruar maturën dhe se do të studiojë për informatikë ekonomike, ndërsa prindërit dëshirojnë që të vazhdojë te Akademia e Arteve dhe këtë drejtim tha se do t’ua plotësojë qejfin në vijim, pasi të përfundojë tre vite bachelor për degën që ka fituar me bursë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top