MC Networking

Drafti i PS për Kodin Zgjedhor, Meksi: Kundër votës me postë për diasporën (VIDEO)

Avokati Redon Meksi deklaron se vendimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se u duhet dhënë e drejta e votës emigrantëve.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese pavarësisht se thotë se do i jepet mundësia e diasporës që të votojnë, nuk thotë se do u jepet mundësia që të votojnë aty ku janë.

Sipas tij, në pikën e fundit të propozimit të draftit të mazhorancës për Kodin Zgjedhor, është herësi 7 mijë, ajo që kërkonte Partia Demokratike.

Në fund fare qëllimi nuk është Kodi Zgjedhor, duan të mbyllin pikat e veta. Sot që flasim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2021, që herësi ishte 10 mijë, sot që flasim kemi lista të hapura100% nëse nuk bëhet një ndryshim i Kodit Zgjedhor.

Po të lexosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, herësi duhet të ishte 3 mijë. Vota e diasporës, kanë propozuar që KQZ do bëjë ligjvënësin, do bëjë aktet.

Nuk e bën më parlamenti rregullin, por KQZ. Kush KQZ, kjo që njohu Enkelejdin kryetar partie, ndërkohë që kryetar ishte Lulzim Basha?

Te kjo KQZ do kemi besim, që do vendosë në interes të publikut dhe jo të partisë së vetë. Këta duan të mbyllin listat, që kryetari të vendosë si të dojë.

Këta nuk duan t’i bëjnë asnjë gjë të mirë këtij kombi, këta janë dy bastardë grupe që bëjnë siç duan vetë. Bëjnë pazare.

Këta nuk lejojnë asnjë të futet në garë. Kush nga PD ka vota personale? Gaz Bardhi? Ata që kanë vota personale, thonë se janë për lista të hapura.

Koalicionet ua imponon që ç’ke me të, po të kesh popullin me vete. Ti nuk i ke këta njerëz.

Do të vijnë militantët nga pas, do bëjnë xhiron në bulevard. Këta kanë qëllim të mbajnë status quo-në, të rrinë aty ku janë.

Unë nuk jam dakord për votën me postë të diasporës. Se janë 50%. Në fund fare me vota, diaspora vendos qeverinë fituese.

Ka një propozim të KQZ, që të jetë gjysmë elektronik, gjysmë me postë.

Do regjistrohesh në e-Albania, do marrësh një QR kod me të dhënat personale dhe mund të votosh disa herë.

Dhe më tej ta dërgosh me postë. Kë e-Albania? Kjo faqja që kanë iranianët? Ne kemi çdo të dhënë në shesh, çfarë besimi të kem te e-Albania.

Vota është gjëja më e rëndësishme që ka demokracia. Vota është e vetmja mënyrë për të ndryshuar sistemin.

Imagjinoni të fitojë Rama votën e emigrantëve. Do thotë, unë kam përzënë emigrantët? Jo, të gjithë më votuan mua.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Drafti i PS për Kodin Zgjedhor, Meksi: Kundër votës me postë për diasporën (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.