Ditën e sotme më 7 korrik festohet Viti i Ri sipas kalendarit islam. Kjo festë, e ndjerë veçanërisht nga bota shiite, inauguron edhe muajin e parë të vitit, Muharrem, i cili përveçse përfaqëson një nga katër muajt e shenjtë sipas Islamit, festohet edhe si “muaji i Allahut”.
Çdo vit, Viti i Ri Islam festohet në një datë të ndryshme, kjo për shkak se fillimi i Muharremit varet nga shikimi i një hënës së re. Festimet që shënojnë Vitin e Ri Islamik arrijnë kulmin e tyre në ditën e dhjetë të muajit, Ashura.
Muharremi konsiderohet si një nga periudhat më të rëndësishme të vitit jo vetëm për shenjtërinë e tij, duke u referuar si “muaji i Allahut”, por edhe sepse shënon hixhretin, emigrimin e myslimanëve në Medinë dhe shënon fillimin e vitit të ri.
Në ditën e dytë të Muharremit, pra një ditë pas Vitit të Ri, myslimanët shiitë përkujtojnë betejën e Qerbelasë, gjatë së cilës Husseini, nipi i Muhamedit, vdiq si shehid.
Ndër ngjarjet më të rëndësishme që bien gjatë Muharremit është dita e Ashures.
Është dita e dhjetë e muajit e cila festohet nga myslimanët me agjërim, por merr kuptime të ndryshme në varësi të degëve.
Në botën shiite, Ashura është pjesë e përkujtimeve të Muharremit dhe për këtë arsye përfaqëson një ditë zie për vdekjen e dëshmorit Husein.
Në sunizëm, festa shënon ditën në të cilën Moisiu, duke ikur nga Faraoni, kaloi Detin e Kuq dhe për këtë rast, myslimanët sunitë agjërojnë dy ditë, 9 dhe 10 të muajit.
Sipas interpretimeve të tjera, në këtë ditë u krijuan Adami dhe Eva, parajsa dhe ferri, jeta dhe vdekja.
Ndërsa në Afrikën e Veriut, Ashura konsiderohet një festë e vërtetë, shumë e ngjashme me Karnavalet Perëndimore, me maska dhe festime të ndryshme.
0 Comments: