MC Networking

Sezoni turistik, Topuzi: Kemi 110 mijë shtretër, infrastruktura rrugore problem për turizmin (VIDEO)

Zak Topuzi, kryetar i shoqatës së hoteleri turizmit në një lidhje skype me MCN Live ka folur lidhur me sezonin turistik, pritshmëritë si dhe destinacionet e preferuara të shqiptarëve.

Ai tha se kemi rreth 110 mijë shtretër kapacitete, duhet të punojmë seriozisht për treguesit, ndërsa theksoi se infrastruktura mbetet ende një problem.

Sipas tij jemi vendi i tretë në renditje pas Malit të Zi dhe Serbisë në Ballkan dhe se 70% e turistëve janë me origjinë shqiptare.

 

 

 

Rritja e netë qëndrimeve është një çështje që lidhet dhe me formalizimin e tregut gradualisht pasi ka hyrë në fuqi ligji për turizmin e tregut. Ne kemi rreth 110 mijë shtretër. Po të bësh një analizë 10 mln turistë me 3.4 mln netë vajtje janë minimale çka tregon se duhet të punojmë fuqishëm për treguesit, pasi ka një lëvizje të gati 40 % më shumë të huajve në Shqipëri të cilët kanë shfrytëzuar lëvizjet përmes aeroportit të Tiranës.

Gjysma e turistëve në botë lëvizin në Evropë dhe po të marrësh të dhënat nga forumi ekonomik ne zëmë vendin e tretë pas Malit të Zi dhe Serbisë, pra ne vërtetë kemi një lëvizje të madhe të të huajve në Shqipëri por një pjesë e lëvizjes së tyre shfrytëzojnë aeroportin e Shqipërisë si pikë kalimi po nuk lënë shumë të ardhura në Shqipëri pra duhet të mëremi seriozisht me treguesit dhe kjo bëhet me ngritjen e strukturave të përshtatshme për këtë turizëm.

I pyetur për prenotimet në çfarë niveli i kemi, Topuzi shprehet se janë gati 30% më shumë prenotime se vitin e kaluar.

Kjo tregon se ka një interes të shtuar për vendin tonë ku 25 % janë turistë të huaj, ndërsa 75% janë turistë me orgjinë shqiptare. Pra pjesa më e rëndësishme jona është turisti evropian dhe turisti me origjinë shqiptare, por ne duhet të kapim kontingjentin e turistëve që vijnë dhe për të shpenzuar, jo ata kalimtarë.

Aeroporti i Rinasit është kthyer në një portë lëvizëse dhe kjo ka bërë të rrisë numrin e kategorisë së këtyre turistëve. Ne sapo kemi marrë shifrat e kalimit në pikat kufitare dhe po të shohësh pjesa më e rëndësishme janë pikat e kalimit që lidhin Kosovën me Shqipërinë dhe Shqipërinë me Malin e Zi. Pra pjesa transit është pjesa më voluminoze.

Në rast se ne do kishim një performancë të duhur krahasuara me Malin e Zi dhe Kroacinë ne do kishim të paktën 8 mld të ardhura nga turizmi por nëse këta do ishin turistë dhe jo kalimtarë. Por jemi pas dhe me infrastrukturën rrugore sepse sa i përket çmimeve, ne jemi më konkurues se rajoni por nuk dimë të bëjmë politikat e duhura.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top