MC Networking

Ndotja e Komanit, Kolaj: KESH bëri pastrimin e liqenit (VIDEO)

Drejtoreshë për turizmin në bashkinë Vau i Dejës, Entela Kolaj, për denoncimin në media të ndotjes së liqenit të Komanit thotë se që prej ditës së djeshme situata nuk është më problematike.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ajo deklaroi se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri pastrimin e liqenit dhe se bashkia e Vaut të Dejës ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

 

 

Në lumin e Shalës të gjitha lokalet, taksat i paguajnë në Shkodër, pjesa e digës ku mblidhen mbeturinat është tek ne.

Janë marrë të gjitha masat, unë isha në terren, situata po ecën në drejtimin e duhur.

Liqeni në total është në përgjegjësinë e bashkisë Vaut të Dejës, ne jemi pika përfundimtare prej nga niset nga Fierza, Shkodra, Kukësi.

Përgjatë tij e ndërtojnë jetën shumë fshatra, të gjitha këto mbeturina vijnë dhe përplasen në liqenin e Komanit, të gjithë bashkë mund të bëjmë diçka, por për kapacitetin e bashkisë së Vaut të Dejës është e papërballueshme kostoja e atyre makinerive.

Nëpërmjet punës së KESH u bë një punë e bukur. Së pari duhet ndërgjegjësim, dje kryetari i bashkisë u ka bërë një thirrje të gjitha subjekteve që operojnë në lumin e Shalës që të vijnë dhe lidhin kontrata në bashkinë e Vaut të Dejës.

Për punën e bashkisë Vaut të Dejës, nuk do të çalojë asnjëherë pastrimi atje.

Situata e turizmit është shumë e mirë kishim diku te 1300 turistë në ditë, tashmë jemi destinacion për shkak të lumit të Shalës, për shkak të tre trageteve që po lundrojnë me kapacitet të plotë.

Sa i takon situatës së rrugëve, Kolaj deklaroi se janë 32 kilometër nga qafa e Vaut të Dejës për të shkuar në Koman, ku 20 kilometra janë të aksesueshme në rrugë rurale, ndërsa në 12 kilometrat e tjerë rruga është e amortizuar dhe punonjësit mundohen ta mirëmbajnë dhe bëjnë më të mirën.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Ndotja e Komanit, Kolaj: KESH bëri pastrimin e liqenit (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.