MC Networking

Celibashi: Duhet punë për reformën zgjedhore të vërtetë, përtej zgjedhjeve 2025

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi po raporton në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut lidhur me aktivitetin e këtij komisioni për vitin 2023, që përkon dhe me mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Celibashi vuri theksin tek nevoja e  ndryshimeve në kodin zgjedhor, madje këmbëngul që grupi i dialogut apo dhe një grup tjetër i ngritur ad- hock të vijojë punën për realizimin e reformës edhe nëse këto nuk mund të implementohen në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

 

 

 

Pas 2025 do të ketë zgjedhje, pse jo të diskutojmë për të gjitha çështjet e problematikat. Edhe nëse nuk kanë efekt në 2025. Efektet le ti prodhojë pas zgjedhjeve të 2025, dhe zgjedhjeve të radhës. E kuptoj që shkakton ilaritet por nuk është pa sens dhe shumë e arsyetuar. Do të ishte e udhës që kjo strukturë, apo një strukturë tjetër ad hoc të krijohet për të punuar për të bërë vërtetë një reformë zgjedhore të vërtetë.

Më tej ai shtoi se referendumi duhet të ketë rregullim të përshtatshëm ligjorë, gjë që sot nuk ekziston.

Po kështu dhe çështje të tjera që lidhen me administrimin e zgjedhjeve për kuvendin apo të qeverisjes vendore. Nëse të gjithë diskutimin për çfarë duhet të ndryshojmë në lidhje me si bëhen zgjedhjet në Shqipëri nuk e bëjmë të lidhur me zgjedhjet e radhës mendoj që mund të kemi një produkt të mirë sa i takon aspektit rregullator të këtyre zgjedhjeve.

Sa i përket procesit të dekriminalizimit, Celibashi u shpreh se, KQZ dërgoi për verifikim të thelluar 44 kandidatë në Prokurorinë e Përgjithshme, nga të cilët 11 kandidatë për kryetarë bashkisë dhe 33 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë, ndërsa nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme janë dërguar 11 vendime deri tani.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Celibashi: Duhet punë për reformën zgjedhore të vërtetë, përtej zgjedhjeve 2025 | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.