MC Networking

Shqipëria në EURO 2024/ Patushi: Ndeshja e parë me Italinë, ‘fatsjellëse’ për kombëtaren. Silvinjo i ka marrë mirë masat (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare ka nisur dje përgatitjet për ndeshjen e parë të Evropianit, që është kundër Italisë më 15 qershor në Dortmund të Gjermanisë.

 

 

 

 

Ish-futbollisti Saimir Patushi, në një intervistë për ‘MCN live’, e vlerëson ndeshjen e parë të kombëtares shqiptare në ‘Grupin e ferrit’, atë me Italinë, si një ndehsje ‘fatsjellëse’.

Pritja në Gjermani ka qenë mbresëlënëse, me gjithë flamuj shqiptar gjithandej.

Ndeshja e parë me Italinë hap atë që quhet ‘fatsjellësi’ për ekipin shqiptar. Kush është ai shqiptar që thotë nuk duam ta fitojmë por po të shikosh dy ekipet se si vijnë, nuk duhet te jemi këtu më shumë se patriot, duhet të themi atë që japin ekipet ne fushë, dhe gjendjen në ekip.

Mos harrojmë se përballë kemi një kampione bote, një kampione Evrope, jemi në ‘grupin e ferrit’ por nuk është ajo Italia që kemi parë në sezonet tjera si të frikshme, por është një Itali strikte që nuk ka emra të mëdhenj por ka shumë punëtor, dhe unë besoj që trajneri Silvinjo i ka bërë mirë detyrat dhe i ka marrë mirë masat për këtë 90 minutash dhe uroj të kemi pak fat.

Sipas Patushit, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior, i ka marrë të gjitha masat për ndeshjen e parë me Italinë.

Silvinjo ka merita të jashtëzakonshme te përzgjedhja e grupit dhe të ato se çfarë ai kërkon te ky kompeticion.

Unë mendoj se ai i ka bërë mirë planet dhe se çfarë kundërshtarë ka dhe listën e ka bërë nga ato idetë e veta që pret që faza sulmuese është bazuar te Broja dhe te një tjetër te Hasani kurse pjesa tjetër është në rregull dhe merr masa.  

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Shqipëria në EURO 2024/ Patushi: Ndeshja e parë me Italinë, ‘fatsjellëse’ për kombëtaren. Silvinjo i ka marrë mirë masat (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.