MC Networking

Beleri në videokonferencë me Mitsotakis-in/ Gerapetritis: Presim veprime të logjikshme nga Shqipëria

Fredi Beleri nuk mungoi në takimin që kryeministri Mitsotakis zhvilloi paraditen e kësaj të marte me eurodeputetët që u shpallën fitues  në zgjedhjet e së dielës.

Nga burgu i Fierit ku vuan dënimin për blerje votash, Beleri është lidhur online në videokonferencë me kolegët e tjerë që morën mandatin si përfaqësues të Demokracisë së Re. Siç duket edhe në foto, Beleri është i pozicionuar me kufje në vesh dhe me sfond dritaren e qelisë.

 

 

 

 

Një ditë më parë, Beleri u telefonua nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili e uroi për fitoren, ndërsa  theksoi edhe një herë simbolikën e fortë të kandidimit dhe mbështetjen që do të ketë nga qeveria greke në betejën për të drejtat e minoritetit grek.

Siç zbulon ministri i Jashtëm grek, Jorgos Gerapetrits, telefonatës i parapriu një test, pasi autoritetet shqiptare dëshironin të shmangnin çdo problem që mund të krijohej në komunikimin mes Mitsotakis-it dhe eurodeputetit të burgosur.

Dje kryeministri Kyriakos Mitsotakis pati një bisedë telefonike me zotin Beleri. Jam i informuar në fakt se telefonatës së Mitsotakis i parapriu një provë, pasi autoritetet e burgut nuk dëshironin që telefonata të shoqërohej me ndonjë problem  që do të krijonte idenë e sabotimit në komunikim.  Ndërsa dje, që herët në mëngjes, gardianët e zotit Beleri ishin më miqësorë se zakonisht. Si ndryshojnë kohët…!

Megjithatë ministri i Jashtëm grek shpreson që Shqipëria brenda këtij muaj të marrë një vendim të logjikshëm në mënyrë që Belerit të mos i mohohet e drejta e betimit në Parlamentin Europian.

"Rrethanat nuk janë shumë inkurajuese për mundësinë e pjesëmarrjes së Fredi Belerit në betimin që do të bëhet në Parlamentin Europian mes dative 16-19 korrik. Beleri është dënuar në shkallën e parë dhe pret gjykimin e Apelit. Unë besoj se do të kemi një vendim të logjikës evropiane. Shqipëria dëshiron të jetë pjesë e familjes evropiane. Duhet të ndjekë edhe rregullat evropiane. Nuk është e mundur që një deputeti të zgjedhur t'i mohohet e drejta për të marrë detyrat e tij".

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Beleri në videokonferencë me Mitsotakis-in/ Gerapetritis: Presim veprime të logjikshme nga Shqipëria | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.