MC Networking

Nis gjyqi për vulën e PD/ Rithemelimi kërkon mospranimin e ankimimit të Alibeajt

Në gjykatën e Apelit Tiranë ka nisur gjyqi që do të vendosë se kujt i takon vula e Partisë Demokratike.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së së Rithemelit, Ivi Kaso ka paraqitur kërkesën për rrëzimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt.

MCN TV mëson se gjykata është tërhequr në Dhomë Këshillimi për të marrë vendim, nëse do të pranojë kërkesën e Rithemelimit për moslegjitimim të Alibeajt si palë.

 

 

 

 

Po ashtu ai kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe njohjen e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 Dhjetor 2021.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD-së zyrtare Rezart Kthupi tha që kërkesa e palës tjetër nuk mbështetet në ligj dhe duhet rrëzuar. Trupi gjykues përbëhet nga relatorja Alma Ahmeti e anëtarë Iliba Bezati dhe Elona Toro.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Nis gjyqi për vulën e PD/ Rithemelimi kërkon mospranimin e ankimimit të Alibeajt | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.