Dushe të ftohta, fjetje pa mbuluar, detyrim për të ngrënë të vjellat e veta dhe abuzim seksual. Duket si skenë filmi horror, por është ajo çfarë ka ndodhur në një qendër për të miturit në Rocca di Papa, Castelli Romani, Itali. Struktura drejtohej nga tri murgesha afrikanojugore, të cilat aktualisht janë dënuar nga drejtësia për keqtrajtim të të miturve.
Hetimet nisën pas denoncimit të mamasë së dy fëmijëve që frekuentonin qendrën. Sipas saj, murgeshat i dhunonin fëmijët dhe i detyronin të flinin pa mbuluar sepse njëri prej tyre urinonte në krevat dhe ato nuk donin të lanin përditë batanijet dhe çarçafët.
Mes keqtrajtimeve, fëmijët kanë përmendur edhe abuzimin seksual. Një prej murgeshave është akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një prej të miturve të qendrës dhe për pasojë është dënuar me 5 vjet e gjysmë burg dhe të mos punojë më kurrë me fëmijë.
Motra e saj binjake është dënuar me 2 vjet burg, ndërsa murgesha e tretë me 1 vit e 11 muaj.
Denoncimi i parë është bërë në vitin 2007, një tjetër në 2009-n dhe i treti në 2011-n. edhe pse kjo strukturë është mbyllur, prindërit thonë se asgjë nuk mund të riparojë dëmin psikologjik që u është shkaktuar fëmijëve të tyre.
0 Comments: