MC Networking

Efektet anësore të suplimenteve/ Bardhi: Përdorimi i proteinave pluhur dëmton mëlçinë dhe zemrën

Përdorimi pa kriter i suplimenteve, për mjekun imazherist Luçiano Bardhi nënkupton shkaktim të disa efekteve anësore në trupin e njeriut.

 

 

 

 

Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN’, dr.Bardhi, thotë se përdorimi i proteinave pluhur ka në brendi të tyre disa lëndë që shkkatojnë çrregullim në veshka.

Ne po flasim për pjesën e marrjes së proteinave, se pse merren këto proteina, që kanë origjinë  shtazore dhe bimore, pra janë proteina nga pjesa e sojës, bishtajore, etj.

Ndërsa proteina shtazore është ose nga qumështi ose nga mishi i vicit, ose proteinë nga ndonjë mish tjetër. Por brenda tyre ka edhe shije të ëmbël dhe ka edhe lëndë të tjera si aspartam, alsasulfat, këtë janë lëndë te ndryshme që shkaktojnë çrregullim në veshka.

Pra, një person që ka probleme acike me filtrin e veshkës, një person që ka mëlçi të zmadhuar, që ka mëlçi të dëmtuar, nuk këshillohet marrja e proteinave pluhur.

Një trupin tonë është një cikël që quhet cikli i uresë. Nuk e sugjeroj sepse në ditë konsumojnë më shumë se 3-5 gram, sepse kjo lodh veshkën. Pra, nëse një person mund të përdori dhe nuk mund të përdori proteinë, pra natyrore, e zëmë, mishin, gjalpin, vajin e ullirit, peshkun, mund ta marri por mund ta marri më pak se 1 gr. Mund të plotësohet por jo një person i shëndetshëm, i cili do të bej aktivitet sportiv, ose të bej palestër.

Tutje, dr. Bardhi, thotë se nuk rekomandohet përdorimi i proteinave pluhur për personat që bëjnë palestër, pasi reflekton te ndjeshëm të muskuli i zemrës.

 Ka persona që bëjë palestër 5-6 ditë në javë, dhe kjo gjë nu rekomandohet ose nuk lidhet e punën funksionale të zemrës, të muskulit të zemrës.

Nëse ky muskuli i zemrës, nga proteinat pluhur, aty brenda ndodhet një aminoacid, i cili quhet kreatinë, ka sasi të larta, çfarë bën të muskuli i zemrës, shkakton shpenzim më të larët të oksigjenit.

Dhe duke qene se palestra bëhet me 5 herë në javë dhe bëhet edhe me pesha të rënda, pra sforcohet muskuli i zemrës, proteina merret atëherë muskuli i zemrës, atëherë miofibriolat, aktinat ose fibrat e zemrës, dëmtohen dhe çahen trashen.

Si fillim trashen, zemra fillon të ketë një hipertrofi, pra ushqehet më shumë sesa duhet.

Përdorimi i proteinave reflekton te zemra dhe mëlçia pas disa muajsh.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top