MC Networking

Skandali i mikrokredive, Tomorri: Ka ardhur koha të vendosim nëse na duhet apo jo ky model mikrofinance

Skandali i mikrokredive ka dërguar pas hekurave disa persona ndërkohë që u janë revokuar licencat dy kompanive që ushtronin aktivitetin e mbledhjes së kredive të këqija. Gazetari Klodian Tomorri thotë se çështja është dërguar në organin e akuzës prej katër vjetësh.

Ka qenë në dijeni edhe prokuroria që e ka pasur kallëzimin nga vetë Ministria e Drejtësisë që para 4 vjetësh, kur ishte ministre Etilda Gjonaj. Ka pasur raste të panumërta sesi abuzohej me qytetarët. Në instancat e drejtësisë mes prokurorisë dhe SPAK nisi një ping-pong. Prokurorët që e mbajtën dosjen, bënë që të kalonin 4 vjet, kohë gjatë së cilës dëmi është rritur akoma më shumë.

Çfarë do të ndodhë me ata qytetarë që u janë tjetërsuar titujt e pronësisë, qoftë edhe për detyrime minimale. Këta njerëz do të hyjnë në xhunglën e gjyqësorit për të marrë mbrapsht pronat e tyre.

Tomorri tha më tej se skandali hap debatin nëse këto kompani i duhen vendit.

Debati që duhet të hapim është a na duhet ne ky model? Nëse themi që mikrofinanca u krijua për t’u dhënë akses në financim atyre që nuk kanë akses në banka, si mundet një qytetar që nuk kualifikohet në bankë të paguajë mikrokredinë me 100%. Pra a na duhet ky model mikrofinance?

Ajo që unë vazhdoj të mbroj është duhet t’i kemi apo jo këto institucione. BSH dhe qeveria duhet të marrin një vendim: na duhen apo jo. Askush nuk e ka bërë analizën çfarë të mirash dhe çfarë kostosh na kanë sjellë këto institucione. Ne nuk dimë kush i drejtohet atyre, për çfarë arsyesh?

Ka vende që nuk e lejojnë, Kosova e mbylli, fitoi gjyqin në arbitrazh.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Skandali i mikrokredive, Tomorri: Ka ardhur koha të vendosim nëse na duhet apo jo ky model mikrofinance | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.