Terapia me kupa është një lloj terapie alternative. Ajo përfshin vendosjen e kupave në lëkurë për të krijuar thithje, e cila besohet se përmirëson rrjedhën e energjisë në trup dhe lehtëson shërimin.
Por në aspektin shëndetsor ajo shërben më shumë për ftohjet muskulore dhe tërheqjet e muskujve, thotë mjeku internist Gerald Kola.
I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, dr.Kola, thotë se në aspektin shëndetësor, kupat janë të mira për sëmundjet neuromuskulare.
Qëllimi i kupave është për sëmundje neuromuskulare. Është teknikë e ardhur me fenë myslimane dhe ato quhen hixhama, por në botën mjekësore nuk është mirë të behet me gjak, është totalisht e gabuar nga ana mjekësore, nga ana fetare pretendohet se bën pastrimin e gjakut por nuk ka lidhje. E para është infeksioni që do marrin, se i bëjnë në kushte jo higjeno-sanitare, sepse janë burim infeksioni duhet kujdes post-ndërhyrje.
Kurse për sëmundjet neuromuskulare jam dakord. Ideja është se kupa duke krijuar një vakuum, përthith gjakun dhe krijon një vatër më të ngrohtë. Inflamacioni luftohet me atë në gjakut, kështu që pretendojmë se një ftohje ose një tërheqje muskulore mund të jetë zonë ishemike dhe kupa bën atë që krijon vakuum me presion të kundërt dhe thith gjak më të lartë, duke mundësuar lëshimin e muskujve.
Po kush mund ta bëj terapinë e kupave?
Kushdo mund ta bëj, edhe po të doni një herë në muaj, behët, është si tip masazhi. I vetmi problem është te ata që përdorin hollues gjaku sepse hematoma mund të jetë më e fortë.
Pra dhimbjet muskulore dhe ftohjet muskulore të çojnë të kupat. Mund ta mbash 10-15 min, normalisht pacienti ndjen diçka, por është mirë që ato të shoqërohen edhe me masazh.
0 Comments: