Familja Hajdini nga Tirana, përkatësisht vëlla e motër Genard e Sonida, janë bërë fenomomen në rrjete sociale duke postuar videot nga jeta e tyre e përditshme nën moton “Gjëra të mira, gjëra të bukura”.
Atë e bir, Paqsor dhe Genard Hajdini, të ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, folën kryesisht për jetën e tyre, vështirësitë dhe shkollimin e motrës e vëllait.
Genardi, rrëfen se si rrodhi jeta e tij, nga shkollimi dhe diplomimi në një degë të vështirë biomjeksore në SHBA dhe fakti se si ndryshoj jeta e tij pas vrasjes së të ëmën në Tiranë nga një plumb qorr. Ai foli edhe për videot virale me të cilat u bën i famshëm dhe faktin se sa fiton nga to.
Unë jam larguar që 17 vjeç në SHBA. Kam shkuar në një familje tjetër dhe duhet të jesh në ‘garden parents’, si mbikëqyrës.
Më mungonin prindërit, por kisha synimin që të shkollohesha dhe i kisha vene vetes synim shkollën dhe të dilja sa më mirë me mësime. Pastaj ishte vrulli i jetës, dhe më dukeshin gjërat e bukura.
Motra ishte në Shqipëri dhe erdhi tre vite më pas në Amerikë për të bërë shkollën e mesme. Unë ka qenë president i Klubit studentor ndërkombëtar te Our europian, universiti i parë që bëra, kjo është diploma e parë që mora për biomjeksi, si tema më e mirë e diplomës në Okaloma.
Kur u ktheva në Shqipëri, kthimi ishte i vështirë sespse unë kisha humbur mamanë në vitin 1999, dhe në 2003 jam kthyer, katër vite më vonë. Unë u ktheve vetëm për varrimin e mamit atë vit pastaj u ktheva edhe 4 vite në Amerikë. Lajmin ma thanë përmes telefonit. Mami duke gatuar në shtëpi, plagoset me një plumb qorr. Dhe ai rezultoi fatal, e çuan në Janinë në operim. Kjo gjë ndryshoj komplet jetën time , po vazhdoja për biomjeksi atje dhe të shkoja në mjekësi, nga biologji, dhe kishim plane që mami të vinte atje bashkë me babin, dhe do merrja edhe motrën ta merrja në atë rast. Motren e mora pasi vdiq mami.
Ndryshimi ishte se unë nuk arrita të mbaroja shkollën e mjekësisë, mbarova biologji, kimi, filozofi katër vjet universitet, kur u futa master për shëndet publik dhe një vit menaxhim, dhe mbarova për menaxhim shëndetësor. Kam specializuar për toksologji për temën e diplomës, për helmet e gjarpërinjve, në muskulin e kofshës.
Pasi mbaroj shkollën Sonida megjithatë nga trauma, kishte disa halucinacione, por pas mbarimit të shkollës ajo donte të kthehej në Shqipëri, pranë babit. Kur u kthye ajo, u detyrova të kthehem edhe unë pas një viti kur mbarova masterin.
Duke jetuar me Sonidën, pasi babi jetonte në shtëpinë e vjetër, por kur kam ndonjë shoqe, ato thonë jo unë s’dua kunatë, kisha raport serioz nja 4 vite por përfundoj, për hir të Sonidës.
Sonida, nuk funksionon mirë vetëm, tani nuk ka. Shtëpinë kisha punuar dhe kurseva, kur erdha 5 muaj s’po gjeja punë,
Në janar fillova punë si mësues privat me një shumë private, dhe pastaj në një shkollë private, dhe më pas u vendosa te një shkollë amerikane me 15 dollar ora.
Tani po merrem me instagramin, me reklama instagrami, me çmimet qe e i kam janë modeste., i kam 50 mijë le, varet.
Nga ana tjetër i ati, Paqsori, foli për faktin se si e përjetoi shkollimin e Genardit në SHBA dhe si rrodhi jeta e tyre pas vdekjes së bashkëshortes.
Kur u largua Genardi, e përjetova, por doja që ia të zhvillohej, flisnim te posta, në kabinë.
Një herë në javë flisja më të.
Pas vdekjes së gruas, më merrte malli shumë, pas 3 vjetësh e pyta Genardin a të martohet babi përsëri. Më tha ky ishte fati jonë, neve na vdiq nëna dhe ti martohu.
Nga penxherja e prita gruan kur ra në aneks nga plumbi qorr, dhe e çova në spital, ata më ndihmuan që ta çoj direkt në Greqi si gjendje kome, plumbin e kishte në kokë, por ishte fatal për jetën.
Sonida pësoi truam duke parë atë që ndodhi me të ëmën.
Genardi sa erdhi nga Amerika bleu shtëpi, me lekët që kishte kursyer pak
Kam qene major në ushtri, jam dekorua me medalje Ylli i kuq. Gruan e kam inxhinier mekanike, dhe mi ka respektuar fëmijët.
0 Comments: