Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është plagosur me armë zjarri.
Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ndodhi gjatë një takimi që Fico ka zhvilluar në një zonë jashtë Bratislavës.
Associated Press raporton se kryeministri sllovak është dërguar në spital.
Një person është arrestuar për ngjarjen e rëndë. Kryeministri sllovak 59 vjeç, fillimisht u fut në një makinë nga ekipi i tij i sigurisë dhe raportet lokale thonë se ai më pas u transportua me helikopter në spital.
0 Comments: