MC Networking

MEPJ thërret Ambasadorin serb, kërkon sqarime për deklaratat e zv. Kryeministrit, Aleksandër Vulin

Ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukčević është thirrur dje në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku iu kërkuan sqarime në lidhje me deklaratat që zv. Kryeministri Vulin ka bërë, referuar vizitës dhe takimit të Kryeministrit Rama me diasporën shqiptare në Greqi.

Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë.

MEPJ pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian.

“Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe. Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë”.

Ishte pikërisht kjo deklarata që u bë nga zv.kryeministri Aleksandër Vulin që shkaktoi reagime. Deklarata erdhi pas takimit të kryeministrit Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
MEPJ thërret Ambasadorin serb, kërkon sqarime për deklaratat e zv. Kryeministrit, Aleksandër Vulin | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.