Inida Gjata Kreuz (Zhaku) në një lidhje skype me ‘Zgjohu me MCN’ ka treguar për jetën e saj e cila aktualisht prej vitesh jeton në Gjermani me bashkëshortin e saj dhe djalin.
Zhaku shprehet se vendimi për tu larguar nga Shqipëria dhe nisja e një jete të re ka qenë pika kulminante, por që i ka bërë shumë mirë për të njohur më shumë veten dhe për të tu riformuar si njeri me një jetë tjetër.
Sipas saj momenti i largimit nga Shqipëria ka qenë periudha më e keqe e jetës së saj ku ka marrë dhe disa goditje të forta nga njerëz pranë saj që i ka dashur shumë dhe ai vendim ishte njëlloj terapie për të.
Unë jam shumë e lumtur si shtëpiake dhe pse vazhdoj me krijimtarinë time artistike, ndoshta jo aq intesivisht por djali im Amon më jep hapësira dhe jam shumë e lumtur. Të gjitha ndryshimet kanë ardhur një pas një. Vendimi për tu larguar nga Shqipëria dhe nisja e një jete të re ka qenë ajo pika kulminante, por që më ka bërë shumë mirë se më bëri të njoh më shumë veten dhe të riformohem si njeri me një jetë tjetër.
Kur kam ikur nga Shqipëria ka qenë periudha më e keqe e jetës sime, mora disa vendime të gabuara nga ana profesionale dhe pastaj pata dhe disa goditje nga njerëz që i doja shumë, por më sulmuan në momentin më të vështirë, u mblodhën shumë gjëra në një moment dhe pata nevojë për një rehabilitim dhe prandaj ajo kënga ‘censura’ ka dalë aq e fortë sepse ka qenë terapia ime.
Nga tronditja që përjetova në Shqipëri kisha përfunduar vetëm 45 kile dhe ardhja në Gjermani më bëri mirë sepse nisa një jetë të re, mësova gjuhën, punova në banak, bistro vetëm për tu integruar. Sepse këtu kisha vetëm Kristianin.
Më tej ajo shton se i është falënderuese Zotit, sepse ka qenë e privilegjuar, ka pasur ambient të përzgjedhur, por që patjetër që të jesh nga maja dhe të biesh poshtë ka qenë një makth që e shihte veç në ëndërr.
Mami ka qenë një nga ato që ka dashur më shumë që unë të iki, por unë dhe ime më i jam mirënjohëse për shumë gjëra, por ne jemi shumë të ndryshme si karaktere dhe artiste, dhe nuk jemi pajtuar gjithmonë me vendimet e njëra tjetrës, por jemi përpjekur të ruajmë marrëdhënien nënë-fëmijë pavarësisht vendimeve që kemi marrë në jetë. Ajo është e lumtur tani me jetën time sepse mua tani jeta më është bërë gjithnjë e më e mirë.
Zhaku ka treguar dhe momentin kur është njohur me bashkëshortin e saj gjerman që ka qenë në Tiranë në ambiente e një lokali të një shokut të saj.
Unë pa Kristianin nuk do kisha bërë dot asgjë, ndoshta mund të kisha marrë ndonjë vendim fatal dhe për jetën. I jam shumë falënderuese Zotit që ma ka sjellë në jetën time. Jam njohur në 2009 kur Kristian, ai erdhi të luante në një club sepse është Dj dhe producent dhe atëherë sa kishte nxjerr një nga hitet e veta.
Unë isha në teatër e dija se do vinte Kristian si artistë ndiqja këngët e tij, por nuk dija se çfarë bëhej me jetën e tij. Kisha parë një shfaqje në teatër por nuk u kënaqa fare dhe vendosa të shkojë në barin e një shokut tim për të pirë diçka dhe sa hy aty shoh shokun tim dhe Kristianin që ishte duke pirë pijen që pikërisht doja unë në ato momente Wiskyn. Aty jemi njohur.
U lidhëm menjëherë, bashkëjetuam menjëherë dhe kjo na solli disa probleme dhe kemi pasur momente që kemi bërë dhe sherre të forta dhe vendosëm që të ndaheshim. Unë ika afër Holandës, koha vetëm më bëri shumë mirë dhe e kuptova që për shumë gjëra e kisha fajin vetë.
Fillimisht nuk kishim kontakt, por më pas nisëm të flisnim, ai vinte më takonte dhe momenti i ribashkimit ka qenë kur ishim duke folur për letra dhe divorcin dhe kur erdhi ai momenti unë u bëra shumë keq, por dhe Kristian dhe kështu që folëm, shkova unë tek ai bëmë bashkë pushime dhe u ribashkuam.
Që nga momenti i ribashkimit kemi qenë shumë mirë dhe me ardhjen e djalit në jetë jemi bërë tre shokë të ngushtë. Sa i përket karrierës e kam menduar që të rikthehem në ndonjë emision por diçka sezonale se nuk dua ndonjë shkëputje të gjatë. Jam duke bërë një album të ri, mund të jetë një event, por patjetër që do isha e hapur për diçka.
0 Comments: