Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrjedhat e llavës së ftohtë të vullkanit në ishullin indonezian perëndimor të Sumatrës është rritur në 41 të vdekur.
Reshje shiu me rrëmbim ranë për disa orë mbrëmjen e së shtunës në distriktet Agam dhe Tanah Datar në perëndim të Sumatrës, duke shkaktuar vërshime të shpejta nga mali Marapi, një vullkan i cili ndodhet në ishull.
Rrëshqitjet e dheut përmbytën dy lagje, shkaktuan vdekje dhe dëmtuan më shumë se 100 shtëpi, xhami dhe objekte publike.
Ndërkohë 17 persona rezultojnë ende të zhdukur. Të mbijetuarit treguan se si u larguan ndërsa “llava e ftohtë” një përzierje e materialit vullkanik dhe guralecëve që rrjedhin poshtë shpateve të një vullkani vërshoi drejt shtëpive të tyre.
0 Comments: