Albion Meta, nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë, thotë se vota e diasporës nuk po shpiket nga Shqipëria, pasi e kanë bërë më parë vende të tjera si Kosova apo Kroacia.
Votën e kemi kërkuar me postë të certifikuar në një mënyrë a një tjetër.
KQZ-së i është dorëzuar drafti ynë, ne kemi qenë pjesë e tavolinave me KQZ, kemi kaluar edhe në Gjykatën Kushtetuese çështjen.
Më qartë se kaq diaspora për Shqipërinë e Lirë nuk mund të shprehet.
Ajo që nuk kuptojmë është se si mungesa e vullnetit politik në Shqipëri nuk arrin në një pikë të caktuar, që të shohë atë që kemi kërkuar, zgjedhjet pa diasporën janë antikushtetuese.
Duke folur për MCN Live, Meta deklaroi se diaspora ka dy opsione, ose të përfaqësohet me një parti politike, ose të jetë në një zonë më vete dhe të përfaqësojë vetëm çështjet e diasporës.
Ai shtoi se Diaspora për Shqipërinë e Lirë nuk është një parti politike, por është lëvizje.
Në interesin tonë madhor është arritja me një vullnet politik për ta bërë fakt të kryer.
Ne mendojmë se ka mendime të ndryshme dhe qasje të ndryshme, të gjitha janë në tavolinë qoftë në institucionin e KQZ dhe në institucione të tjera ku jemi përfaqësuar.
Mendojmë të sjellim brenda politikëbërjes shqiptare një mendim me kualitet, në të mirën e mirëqeverisjes në Shqipëri, pro vlerave demokratike, pro vlerave europiane.
Filozofia e votës së diasporës është të sjellë një qasje më progresiste në mënyrën e të bërit politikë.
Diaspora duhet të votojë programet, as majtas, as djathtas dhe kur programet nuk respektohen, duhet të protestojë.
Diaspora për Shqipërinë e Lirë është një nga organizmat ndërkombëtarë, përfaqësohemi në kontinente të ndryshme dhe një anëtarësi prej 200 personash që punojnë bashkë.
Ideja jonë është krijimi i kushteve për të vënë në lëvizje dhe organizma të caktuar, që mund të jemi ne, ose një lëvizje tjetër që lind që e ka habitatin të kthehet në një parti politike nesër.
Për momentin ne nuk jemi një lëvizje me tendencë për tu bërë parti politike. Ne lobojmë për mirëqeverisjen në Shqipëri.
Ne duam të jemi një lloj katalizatori i aspektit të votimit për çështje të caktuara.
0 Comments: