Ekuador, Brazil, Kolumbi, Dubai, Turqi, Vendet Skandinave, Britani e Madhe, Vendet e Ulta, Spanjë,Francë, Itali kjo është vetëm një pjesë e hartës ku vepron krimi i organizuar nëpër botë.
Aktiviteti kryesorë dhe më fitimprurës i aktivitetit të këtyre grupeve është trafiku u drogës dhe kryesisht ai i kokainës. Për ta bërë ashtu siç duhet këtë punë shpejt dhe pastër shqiptarët tashmë janë të shtrirë në tre kontinente Amerikë e Jugut, Azi dhe sigurisht Europë ku kanë kapur një pjesë të rëndëshime të tregut të shitjes kryesisht kokainës dhe kanabisit.
Fuqia që kanë grupet kriminalë shqiptare është raportuar edhe në raportin e prokurorisë së posaçme fenomen i cili ka zënë më shumë se 10 faqe në raportin prej 90 faqesh.
Pika më e rëndësishme e këtyre grupeve në territorin shqiptare është Durrësit dhe një pjesë e madhe këtyre grupeve kanë aktivitet në këtë qytet.
“Vihet re se, këto grupe kriminale kanë një prezencë ose lidhje të fortë në rrethin e Durrësit. Për shkak të portit më të madh në vend, qyteti i Durrësit ka qenë dhe vijon të mbetet një pikë tranziti për drogën, që vjen nga Ballkani Lindor dhe shkon drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës Perëndimore.”- Raporti i SPAK
Grupët kriminale që trafikojnë kokainë pikën më të rëndësishme të tyre kanë Amerikën e Jugut dhe veçanërisht Ekuadorin, Brazilin dhe Kolumbinë. Më pas, nëpërmjet lidhjeve me grupet kriminale shqiptare, të cilat janë aktive në tregjet e BE-së, Britanisë së Madhe dhe Ballkanit Perëndimor, në bazë të porosive, sjellin tonelata me kokainë.
“Disa nga portet hyrëse të kokainës në tregjet kriminale të BE-së, të cilat janë përdorur nga grupet kriminale shqiptare janë: Gioia Tauro (Itali), Roterdam (Hollandë), Antëerp (Belgjikë), Algeciras (Spanjë), Pire (Greqi) dhe në rajon (Durrës dhe Tivar). Janë evidentuar edhe rrugë ajrore, siç është rasti i aeroportit të Frankfurtit në Gjermani.”- Raporti i SPAK
Grupet shqiptare kanë të ngritur edhe infrastrukturën e shitjes me pakicë të kokainës në vendet e bashkimit europian. Sasitë e mëdha të kokainës që vijnë nga amerika latine përzihen kryesisht në Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe në vendet ku trafikohen për t'u transferuar më pas në tregun e shitjes me pakicë.
Një dritare e rëndësishme për grupet shqiptare po kthehet lindja e mesme dhe konkretisht Turqia dhe Siria , vende të cilat nuk janë përmenduar asnjerë në raporte të mëprshëm të SPAK. Kujtojmë që në Turiq në muajin nëntor u arrestuar Dritan Rexhepi narkotrafikanti më i madhe shqipatarë.
“Kështu, në të paktën një rast, hetimet treguan se grupi kriminal shqiptar kishte siguruar “kokainë”,“heroinë”,“marijuanë” dhe “risinë”, në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, për ti trafikuar ato më pas drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të tjera të BE-së.”-Raporti i SPAK
Me këtë nivel trafiku drogërash ku janë të përfshirë grupër kriminale rezultati është paraja dhe sigurisht pastrimi i tyre. Shqipëria nuk është vendi i vetëm ku grupet shqiptare sjellin para për ti pastruar. Nje vend që ka fituar vemendjen e trafikantëve shqiptare është Sapanja ku krahas trafikut në këtë vend, ata po investojnë në pastrimin e tyre në industri të ndryshme.
“Spanja ka shërbyer gjithashtu, si një nga pikat kyçe të lëvizjes së kokainës nga Amerika e Jugut për në tregjet kriminale të BE-së. Kryesisht grupet shqiptare garantojnë sjelljen e sasive të kokainës nga Ekuadori në portet e Spanjës .Spanja është një ndër vendet, ku gjithashtu, grupet kriminale shqiptare, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, po investojnë në pastrimin e produkteve kriminale.”- Raporti i SPAK
Pastrimi i Parave është procesi me i rëndësishm i trafikut të kokainës dhe një pjesë të parave grupet shqiptare e sjellin në Shqipëri. Në raportin e tij SPAK sqaron se ka një rritje të numrit të kompanive të cilat shërbejnë për të transferuar paratë e fituara nga trafiku i drogës. Investimet në prona të luajtshme si makina,mjete motorik,bizhuteri apo pajisje kompjterike është njëra formë e pastrimit të parave. Por më e preferuara është investimi në prona të paluajtshme në një kohë kur ndërtimi në vendin tonë ka arritur në nivele shumë të larta. Qytetet janë ato ku lejet e ndërtimit janë në numër të madh kryeqyteti dhe bregdeti.
“Investimi në pasuri të paluajtshme mbeten ende ndër format më të preferuara të pastrimit të parave, kryesisht në apartamente, ndërtesa, truall, pemishte, njësi shërbimi etj. qoftë në qytetin e Tiranës, por dhe në zonat turistike bregdetare Vlorë, Durrës dhe Lezhë.”- Raporti i SPAK
Gjatë 2023 janë verifikuar një numër llogarish bankare në emra kompanish private të cilat janë hapur nga të afër të personave që dyshohet se merrt me trafik droge apo paligjshmeri të tjera.
“Vihet re dhe një numër i konsiderueshëm i depozitimit të parave, të cilat dyshohen se janë produkte të veprave penale në llogari të ndryshme bankare, që kryesisht janë në emra shoqërish tregtare ose personave fizik, të afërm të të dyshuarve.”- Raporti i SPAK
SPAK ka bërë dhe një analizë të grupeve që veprojnë në Shqipëri . Këto grupe veprojnë në disa fusha dhe kanë shtrirje edhe në tregjet ndërkombëtare kriminale kryesisht në Amerikën e Jugut, Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe. Prezenca e tyre në Shqipëri, dhe ndikimi në zonat ku ato veprojnë në komunitet vijon të mbetet i konsiderueshëm. Analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri tregon një realitet për tu shqetësuar. Në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave. Trafiku i narkotikëve është një problem i dukshëm i Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Fierit dhe Kurbinit. Në disa qytete si, Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Fushë-Kruja, është evidentuar korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë. Vrasjet dhe vrasjet e mbetura në tentativë janë fenomen në qytete si, Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan.
0 Comments: