MC Networking

Humbja me Elbasanin, Magani: U dorëzuam shpejt, do i luajmë ndeshjet si finale

Trajneri i Lushnjës, Gugash Magani, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku ekipi i tij u mposht me rezultatin 3-1 nga Elbasani.

Magani tha se skuadra e tij u dorëzua shumë shpejt, ndërsa shtoi se sfidat e mbetura do i luajnë si finale.

Kështu e ka futbolli, mund të shënosh dhe të ndëshkohesh, edhe të ndëshkohesh në fillim dhe të fitosh ndeshjen. Me Elbasanin që kryeson me meritë kampionatin duhet të ishim më kërkues. Po t’i referohemi golave, ishin për gabimet tona, por edhe për meritë të kundërshtarit. Për koret në drejtim të familjes sime, pasi tifozët e kishin me djalin tim. Nuk më vjen mirë që në Elbasan shahem në kor për 45 minuta. Por ky është futbolli, nuk më bën përshtypje kjo. Diçka sportive, nuk e marr personale.

Të kisha lojtarë me mentalitetin e Cankës do ishim më lart në klasifikim. Lushnja është një skuadër me traditë pavarësisht se jemi këtu ku jemi. Por mendoj se sot u dorëzuam shpejt, pasi Elbasani ka lojtarë me cilësi dhe na vendosi në vështirësi në pjesën e dytë. Përpara kemi një superndeshje përballë Ballshit, do sillemi ndryshe me mentalitet sepse na duhen pikë.

Derisa matematika na lejon, do tentojmë deri në fund. Do t’i luajmë të gjitha ndeshjet si finale.

Magani në Superiore? Unë i kam pasur ofertat, por kam probleme me biznesin tim. Ju e dini që karrierën time e kam në Superiore. Ajo ç’ka më mungon mua në karrierë është titulli kampion, që e kam merituar te Tirana dhe Flamurtari.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top