MC Networking

"Do të përfundojë me arkivole në Orly"/ Zyrtari rus paralajmëron Francën për dërgimin e trupave në Ukrainë

Nënkryetari i Dumës, Piotr Tolstoy, i është përgjigjur ashpër Emmanuel Macron-it për dërgimin e trupave franceze në Ukrainë, gjatë një interviste për BFMTV.

"Ne do të vrasim të gjithë ushtarët francezë që shkojnë në Ukrainë. Ju francezë, që dëshironi të vini me ushtarët në Odessa, po provokoni Luftën e Tretë Botërore", tha Pyotr Tolstoy.

Tolstoy dha shifra të papublikuara më parë, duke pretenduar se 13,000 mercenarë janë përfshirë në konfliktin në Ukrainë, duke sqaruar se 367 prej tyre janë francezë.

Kur të kthehen në një arkivol të mbuluar nga [flamuri] trengjyrësh, nuk mendoj se francezët do të jenë të lumtur.

Do të përfundojë me arkivolet në Orly dhe nuk do të jetë Macron ai që do t'i mirëpresë ata atje në aeroport.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top