Kuvendi po miraton shtyrjen e radhës së afatit të vlefshmërisë së bonove të privatizimit, të cilat qarkullojnë nëpër familjet shqiptare që në vitet ‘90, kur u shpërndanë me qëllim përdorimin e tyre për privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore. Fatmir Mema, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, thotë se në mënyrë që qytetarët të mund të përfitojnë prej tyre duhet transparencë nga ana e qeverisë.
Duhet njëfarë studimi për të parë çfarë kemi për të shitur. Qeveria duhet ta bëjë këtë studim. Nëse thirren për ndihmë specialistë të ndryshëm, duhet të informohemi p.sh. se cilat objekte dhe me çfarë vlere do të hidhen. Ecuria e bonove pasi arriti 1.5% në momentet e fundit, nuk shiteshin. Vlera më pas u rrit. Njerëzit duhet të orientohen si t’i përdorin. Në këtë mënyrë, edhe nëse përdoren në mënyrë të tillë, duke qenë se oferta është shumë e madhe... janë vjedhur shumë bono në vitin 1997. Duke qenë se ka pasur vjedhje masive, është shumë e vështirë të llogaritet vlera e bonove të papërdorura. Ky është një proces i rishpërndarjes së pasurisë, ku të pasurit pasurohen më shumë dhe të varfrit varfërohen më shumë.
Qëllimisht bonot u hodhën në treg më përpara se ndërmarrjet. Ata që kishin informacion i blenë të zhvlerësuara. Nëse nuk ka transparencë sa është vlera e këtyre objekteve e llogaritur, sa do përdoret në procesin e legalizimit. Nëse nuk ndryshojmë sjellje, e njëjta seri do të përsëritet.
Së pari transparencë për objektet që nxirren për privatizim dhe sa do të përdoren për legalizim dhe së dyti sa është vlera e bonove. Në këtë moment, qytetarët duhet t’i mbajnë bonot. Kanë vlerë përderisa janë shtyrë deri në 2027. Momenti se kur do përdoren varet nga transparenca e procesit. Po të ketë transparencë, do të përfitojnë të paktën diçka, pavarësisht pjesën e madhe e përfitojnë ata që i shpërndajnë.
Mema tha se Shqipëria nuk ka përfituar nga përvoja e vendeve të tjera.
Duhet të kishim përfituar nga eksperienca e vendeve të tjera. E para, u emetuan dy lloje: bono privatizimi dhe lekë privatizimi. Bonot u emetuan për gjithë popullsinë shqiptare. U hodhën lekët e privatizimit. Oferta ishte e madhe, kërkesat shumë të pakëta.
Ato u zhvlerësuan sepse numri i kompanive që u hodhën në procesin e privatizimit ishte më i vogël. Kjo vlerë u bë gati e papërfillshme. Këto ndërmarrje nuk mbijetuan asnjë, u përdor toka për të bërë ndërtime. Nuk u gjenerua zhvillim ekonomik prej kësaj. Në logjikën time, deri kur do të kemi shtytjen e radhës.
0 Comments: