Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik Jonaid Myzuri sapo doli nga SPAK, ku pati një deklarim prej 2 orësh.
Prokuroria e Posaçme po heton mbi 20 praktika tenderash të anuluar e konfirmuar nga KPP. SPAK ka ngritur dyshime për afera me bizneset.
I pyetur nga MCN TV se përse është thirrur nga SPAK, Myzyri refuzoi të japë një përgjigje.
Në një raportim për Mcn Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:
Bëhet fjalë për 20 praktika që SPAK i ka në verifikim dhe për herë të dytë Myzuri ka qenë në SPAK.
Hetimi ndiqet nga prokurori Elvin Goga. SPAK dyshon se KPP ka ndërhyrë duke anuluar tenderat e dhënë në mënyrë të drejtë.
Burime për Mcn Live bëjnë me dije se është një hetim që do zgjasë edhe për shkak të volumit të dokumentacionit”.
0 Comments: