Këngëtari Alket Zaimi rrëfen me emocione ecurinë e djalit të tij Niki Zaimi, një zë që po bën bujë prej të kënduarit rock, teksa kujton se edhe ai ka një pasion të madh për këtë zhanër muzikor, krahas këngëve labe.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai rrëfeu se i biri punon shumë pasi aktualisht konkurron në “X Factor” dhe se ndonjëherë i flet dhe nuk e ka mendjen fare.
Në vijim tregon detaje për fillimet e tij, duke treguar se ka mbaruar liceun e muzikës për firzamonikë dhe më tej për menaxhim arti dhe se si nga grupi Ali Pashë Tepelena, krijuan grupin Djemtë e Vjosës.
Fillimisht e kam nisur me këngët xhaxhi Enver, pastaj filloi liceu, vitet e para jo Beatles, jo Europe. Pastaj Akademia e Arteve ishte tjetër gjë.
Unë e kam filluar me rock. Mund të jem nga të vetmit lebër që mban flokë të gjatë. Në makinën time është ose polifoni, ose rock.
Kur ikim me Nickin dëgjojmë rock, në kthim me polifoni, njëri ia merr, tjetri ia hedh, se polifonia është një magji.
Popullorja nisi se ishte e vetmja gjë që mund të shkoje në dasma. Im vëlla thoshte bëre gjithë atë shkollë dhe nuk shkon në dasma.
Ik bli instrumente dhe fillo, aty filloi fillesa e muzikës popullore se duhej bërë.
Dasma e parë duhet të ketë qenë në një fshat të Tepelenës, më ka marrë një klarinetist Xhavit Sinani, kishte mbaruar për trombë dhe i binte klarinetës.
Mora 250 lekë, isha në lice dhe më duheshin në lice. I kam rënë gjithë natës firzamonikës. Është një përvojë, hipur majë saurelave, kalo lumin.
Këta çunat tanë që shkojnë në dasma, venë dhe me kollare. Aty filloi pjesa ime me Ali Pashën që ishte një shkollë, ishin të talentuar, vinin nga një shkollë dhe të gjithë kishin punuar në Pallatin e Kulturës.
U ktheva prapë në Tiranë se nuk e shikoja veten aty, duhet të bëja më shumë se aq. Më pas krijova Djemtë e Vjosës.
Ne kemi qenë shokë të ngushtë se i kemi pasur shtëpitë shumë afër në Memaliaj. Memaliaj është një djep i muzikës, i artit, futbollit. Më beso që aty lindin artistë.
Unë u ndava nga Ali Pasha, 4-5 vjet nuk merresha me muzikë. Më pas vjen Bashkimi në Tiranë, doja të vija në festival, të këndoja rock, por ishte shumë e vështirë.
Brezi jonë ka qenë brez i humbur. Arti nuk paguhej. Nuk kishte Youube të jepte lekë, nuk kishte koncerte.
Më tej krijuam grupin me Bashkimin, Tor Rushitin, vinte në dasmë pa fish, por ishte i talentuar dhe mbështetje.
Pastaj Tori u shkëput, vajti te Aurela dhe më pas morëm Nikun. Më pas nisëm historinë me Nikun, një djalë i mrekullueshëm, nuk kursehej, ma ka bërë zoti dhuratë.
Mbas pandemisë kam kënduar me Nikin, pianon e kishim në sallon, nuk këndonte. Ishte i vogël, filloi nga pak.
Nuk këndonte, ndonjëherë vidhte ndonjë zë të dytë. Filloi pak nga paka, unë duhet të gjëja diçka për ta motivuar. Kënga u bë vetë.
Thotë Niki, ti flet me Zotin o plako, se nuk ka mundësi të bësh këngë të tilla. Jemi si shokë të ngushtë, se unë e kam mbajtur Nikin gjithmonë me vete.
Niki nuk më sheh si baba autoritar, por më respekton për mënyrën se si unë ja jap gjërat.
Kur Niki është në skenë, më shumë kam emocion unë se ai. Më vjen mirë kur njerëzit thonë që Niki është e ardhmja e rockut shqiptar.
Unë i them gjithmonë, nëse je i pari do të marrin të gjithë, nëse je i dyti, vjen pas të parit, ndërsa nëse je i treti vjen pas dy të parëve.
Dhe unë i thosha që nëse ti do i biesh pianos do jesh pas meje.
Kam një hall se ka filluar më vesh dhe rrobat.
Nuk këndoj rock se kam turp të këndoj para Nikit tani.
Unë nuk kam bërë asnjë këngë për asnjë femër në botë, unë kam kënduar gjithmonë për fenomenin, mund të kem bërë këngë për mërgimin, për dashurinë.
Ndoshta një lidhje mund të më karikojë për të bërë gjëra të bukura, por jo që të marrë një emër dhe ta bëjë këngë, as me ndodhinë e momentit.
Ç’emër ti vëmë djalit o, o dajo, Kjo këngë kërkohet gjithmonë, këngë e vjetër gjtiokastrite, e para pasi kam krijuar grupin Djemtë e Vjosës.
Ky ishte bumi i parë. Pimë nga 34 teke raki për xhirim.
0 Comments: