MC Networking

Aktorët nga Kosova gabimisht në komisariat në Shqipëri, Neziraj: Kushte jo higjienike dhe të mjerueshme!

Disa aktorë nga Kosova kaluan 10 orë mes komisariateve të Kukësit dhe Tiranës në natën e 4 shkurtit, pasi ngatërrimit nga policia shqiptare të emrit të një gruaje që do të arrestohej si pjesë e një grupi tritoli.

Dramaturgu Jeton Neziraj duke folur për përvojën e hidhur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se dhomat ku u mbajtën në Komisariat ishin jo higjienike dhe me kushte të mjerueshme. Ai u shpreh se shpreson që incidenti të shërbejë së paku që përmirësohen kushtet në komisariate dhe qytetarët shqiptarë të trajtohet më me dinjitet. 

Ndodh që të mbajë policia 8 orë derisa të sqarohet por s’kuptoj është ajo sjellje arrogante, ajo gjuhë seksiste, ajo mënyrë intimiduese, kjo është pjesa tragjike e historisë sonë që s’i ka hije policisë. Shpresoj që ky incident me ne të shërbejë si një lloj alarmi për publikun, edhe për vet institucionin e Policisë që të korrigjohet dhe të rafinohet, sepse njerëzit do duhet të besonin në polici, që ndan një lloj drejtësie, jo për ta dhunuar qytetarin, por për ta identifikuar kryerësin e krimit.  Incidenti po hetohet dhe përgjegjësit që kanë qenë të përfshirë në këtë sjellje abuzuese shpresoj që do japë llogari. Mbi të gjitha shpresoj që institucioni i Policisë së Shtetit atje do reformohet, dhe ato dhoma që ishin higjenikisht jashtë çdo norme, në ato kushte të mjerueshme do ndërrohen dhe njerëzit që ftohen aty edhe për pak orë të kenë trajtim më të dinjitetshëm. Ky do të ishte kontributi më i madh për shoqërinë shqiptare i këtij incidenti”.
 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Aktorët nga Kosova gabimisht në komisariat në Shqipëri, Neziraj: Kushte jo higjienike dhe të mjerueshme! | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.