Gazetarja Klodian Lala në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV teksa ka komentuar intervistën e Arben Ahmetaj u shpreh se SPAK do duhet të hetoj të gjithë rolin e ish zv.kryeministrit dhe nga ana tjetër do duhet të hetohen dhe personat që kanë bashkëpunuar me të.
Ajo tha se hetimi për inceneratorët nuk është i plotë dhe është shtyrë hetimi kryesisht nga media dhe njerëz që e kanë denoncuar këtë gjë prandaj tani SPAK ka në dorë dhe gurin dhe arrën për ta hetuar dhe mbyllur këtë cështje.
Shumë është diskutuar se Arben Ahmetaj e dha intervistën për të fituar azil politik apo për tu shfajësuar, por Ahmetaj për mua në një vend ku ish numri dy i qeverisë del në intervistë dhe atakon kryebashkiakun, kryeministrin në detyrë, kandidatin për kryeministër, them se Ahmetaj do duhet të hetohet për të gjithë rolin e tij, për faktin e njohjeve por nga ana tjetër do duhet të hetohen dhe personat që kanë bashkëpunuar me të dhe Ahmetaj atakon dy persona Ramën dhe Veliajn dhe në këtë rast SPAK ka dhe gurin dhe arrën. Ta pyesin dhe të përfundojnë çështjen e inceneratorëve, kaq është.
Nuk kam asnjë konfirmim zyrtar se Veliaj të jetë pyetur nga SPAK dhe e kam të provuar se në rangun e zyrtarëve të lartë është pyetur vetëm sekretari i përgjithshëm i këshillit të ministrave Engjell Agaci. Hetimi për inceneratorët nuk është i plotë dhe është shtyrë kryesisht nga media dhe njerëz që e kanë denoncuar këtë gjë dhe SPAK nëse ka një dosje që është shkatërruar deri tani nga dreqësia shqiptare është pikërisht kjo dosje, por sot që flasim SPAK në 10 muajt e fundit ka një qasje ndryshe në çështjen e inceneratorëve. Do shkohet deri në fund se di, Ahmetaj është çelësi i kësaj historie ku ai flet dhe për një shumë prej 60 mln eurosh dhe SPAK duhet të na tregojë se ku kanë shkuar, çfarë është financuar.
0 Comments: