MC Networking

Piloti profesionist i driftit me makinë Bmw me motor Benzi: Do servis para dhe pas, sport me rrezik nëse e praktikon në rrugë

Er Loci është një 30-vjeçar i cili prej gjashtë vitesh merret me drift, dhe ndërsa më parë ka marrë pjesë në gara, duke vlerësuar rrezikun u kthye te drifti.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai zbuloi se makinën e ka ndërtuar nga fillimi ku fillimisht e ka marrë 2 mijë euro, dhe më tej e ka nisur nga zero, duke i ndërruar motor, amortizator dhe gjithçka tjetër për ta kthyer në një makinë drifti.

Makinës nuk i mungon asgjë në lidhje me drift. Makina të veçantën e ka motorin, është Bmw dhe ka motor Benz, motor AMG.

I them motor Benzi, kur e nisa si projekt e nisa me shaka, me një motor pa kompresor, por kur e pashë që niveli i driftit u rrit më tepër, duhej më tepër fuqi, e ktheva në AMG.

Duhet kafazi i sigurt, frenat e dorës me alkool. Diferenciali duhet të jetë i salduar që të kapin të dyja gomat njëkohësisht.

Servis nuk kam, por çdo gjë e kam ndërtuar vetë me një shok. Tani vlera e makinës është mbi 10 mijë euro.

Në një vit e gjysmë kam investuar thuajse çdo ditë. Makina të tjera kam, por për drift kam vetëm të. Makina do servis, para dhe pas driftit.

Në jetën e përditshme kam një kompani karrotrecash, shes dhe makina, i marr në Gjermani dhe i shes.

Makina normale familjare, nga 2 mijë deri në 5 mijë euro. Për momentin mund të them se jam më i forti në Ballkan për çdo automjet, kam dhjetë karrotreca.

Në drift kam ecur me 130 km në orë, ndërsa në kthesa bie shpejtësia 50-60 futesh në kthesë.

Është sport i rrezikshëm nëse e praktikon në rrugë. Kemi një event në maj ose qershor, shpresoj të shkoj në Itali.

Makinën e kam nxjerrë në shitje 8 mijë euro. Po u shit kjo do marr pjesë me një makinë më të fuqishme, ndryshe do investoj te kjo.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top