MC Networking

Sazan Guri: Në 28 Nëntor iku gjermani i fundit, në 29 s’kishte gjurmë lufte. Flamuri shqiptar me yllin me gjashtë cepa

Ambientalisti dhe inxhinieri Sazan Guri tregon se pse ditën e Pavarësisë zgjodhi që ta kalonte në Krujë duke thënë se është kreu i qyteteve arbëreshe.

Zgjodhëm Krujën, unë nuk jam për të vendosur një flamur. Më vinin foto me flamur, aty thashë, boll me gjeste, bëj diçka.

28 Nëntorin është bërë nga Papa Urbani në 1905, kur mblodhi princat.

Ndërsa 28 Nëntori që bëri për tu bashkuar, kur Europa nuk ekzistonte në 1443, me 300 kalorës ku shumicën i mori në Dibër, erdhi se i tha i ati dhe gjyshi, mos harro Shqipërinë.

Skënderbeu i bashkoi 12 princa, se ishin 12 qytete në Itali, 12 shtete në Izrael, 12 tavolina e Zeusit, 12 yje kishte Skënderbeu në karrigen pas shpine. Mbasi i mblodhi quhet shteti i parë europian.

Ky 28 nëntor që plaku Ismail u rrek të kapte 28 Nëntorin e dytë, nuk është rastësi.

Nëntori është muaji i nëntë, nëntori pjellë ngjarje data, vjen nga fjala nanë. Pse 9 e ka atë barkun. Nëntori ka pjellë ngjarje për Shqipërinë apo mbarë botën.

Edhe në 28 Nëntor 1912 u pushtove, ti, pse e feston pavarësinë? Ti nuk u çlirove, as u lirove, por u pushtove. Unë jam për 28 Nëntorin e 1443.

28 Nëntori është dita kur gjermani i fundit iku pa rënë dëbora akoma.

Ai i fundit, kaloi nga Ura e Bunës, nuk kaloi në Shkodër, u kthye për të kontrolluar urën, për të parë nëse e kishte hedhur në erë italiani.

Në datën 29 ra dëborë, po të kishte luftime do kishte gjurmë në dëborë. U gjet e çliruar Shqipëria në datë 29.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai tha se në vitet 1945-1946 është festuar 28 Nëntori si dita e çlirimit.

Sipas tij më pas pati një lutje nga Partia Komuniste, që Shqipëria ti bënte nder Titos, duke u bërë shteti i shtatë i Jugosllavisë, u tha për datën 29 Nëntor.

U festua 28 Nëntori vitin e parë, por më pas u ndërrua. Për të bërë 29 e çuan në vitin 1947, 1948 dhe historianëve nuk iu falet që të mbledhin fakte.

Duke bërë këtë ndarje mes 28 dhe 29 Nëntorit të dy grupeve të mëdha për këto ngjarje historike, që duhet të ishte një emërues i përbashkët, e lënë qëllimisht të ndarë vetveten, populli është modeli i elitës.

A e dini që 28 Nëntori i Ismail Qemalit është festuar shumë vonë në Shqipëri. Si ka mundësi që 2500 vepra gëlonin për Skënderbeun gëlonin në mbarë botën dhe ti vetëm në 500 vjetorin e njohe.

28 është ditë e bekuar, është nëntori i parë, nëntori i dytë. 28 Nëntori shtet i bashkuar, shteti i parë në Europë.

Sipas tij, ylli mbi flamur është ylli sllav me pesë cepa që partizanët tanë e morën gjatë luftës.

Ylli i Davidit është ylli Dardan me gjashtë cepa, me gjashtë dimensionet e natyrës dhe Skënderbeu jo rastësisht e mori yllin me 6 cepa, por është ylli i mbretërisë dardane.

Historiani grek na thotë ‘të shkretët këta nuk e dinë se kush janë’. Ylli me gjashtë cepa nuk është i izraelitëve, e kemi pasur ne më parë dhe të tjerë.

Skënderbeu që kishte shqisën e gjashtë, ishte budalla që e vendosi yllin me gjashtë cepa.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top