MC Networking

“Amazon duhet të paguajë”, punëtorët në grevë gjatë të Premtes së Zezë

E Premtja e Zezë (24 Nëntor) ishte ditë proteste për punëtorët e Amazon, me greva dhe mobilizime në 30 vende të botës. Fushata globale e mobilizimit mori emrin 'Make Amazon Pay' e përkthyer si 'Amazon duhet të paguajë' e kuptuar si borxhi që kompania shumëkombëshe ka ndaj punonjësve të saj, shoqërisë dhe planetit.

Sipas sindikatës GMB, më shumë se 1000 punëtorë protestuan në magazinën e Amazon në Coventry, Angli.

Edhe në Gjermani ka greva. Në Britani pati edhe greva më 7, 8 dhe 9 nëntor për rinovimin e kontratës. "Amazon ka humbur pothuajse tridhjetë ditë nga grevat në të gjithë vendin vetëm këtë vit," tha në një deklaratë organizatorja e GMB Amanda Gearing, duke e quajtur atë "ditën më të madhe të grevës" në historinë tridhjetëvjeçare të Amazon. "Kjo ditë veprimi rritet çdo vit, sepse lëvizja për të mbajtur Amazon përgjegjëse vazhdon të bëhet më e madhe dhe më e fortë. Punëtorët e dinë se pavarësisht se në cilin vend jeni apo cili është pozicioni që mbani, ne jemi të gjithë të bashkuar në luftë", tha sekretarja e Përgjithshme e Uni Global Union, Christy Hoffman, duke theksuar se mobilizimi i ditëve të fundit lidhet me rritjen e pagave, uljen e ngarkesës dhe më shumë zë për punëtorët.

"Në Itali ne jemi mësuar të mbrojmë të drejtat tona dhe këtë herë nuk është ndryshe. Puna në Amazon na ka treguar nevojën për një front të bashkuar për të luftuar për paga të drejta dhe kushte të sigurta pune. Kjo grevë e së Premtes së Zezë është më shumë se një protestë; është një mesazh që jemi të gjithë bashkë, përtej kufijve, duke luftuar për atë që meritojmë”. tha anëtari i federatës italiane të sindikatave Filcams Cgil Giampaolo Meloni. “Çdo ditë ne përballemi me të njëjtat sfida në magazinë tonë në Amazon: paga të ulëta, stres të lartë dhe mungesë respekti për të drejtat tona”, tha punonjësi i Amazon Rainer Reising nga Gjermania. "Amazon nuk mund të konkurrojë me fuqinë e punëtorëve të saj të bashkuar," tha Jessie Moreno, një anëtare e Amazon Teamsters e Local 396 në Kaliforni.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top