Emisioni titullohet qëllimisht, në mënyre provokative “Teori konspiracioni, apo e vërtetë?”, sepse vitet e fundit kemi dëgjuar shpesh në Shqipëri të përdoret ky togfjalësh. Duke e konsideruar një narrativë “Teori konspiracioni” e skualifikon si të pavërtetë në mënyrë automatike. Ndërkohë që të ashtuquajturat teori konspiracioni dalin, pikërisht, se narrativa zyrtare ka boshllëqe, paqartësi, gënjeshtra.
E bëjmë këtë emision për të hapur debatin, për të thënë që e vërteta nuk është gjithmonë ajo qe lexoni në gazeta, por duhet të bëni kërkimet tuaja. Disa histori, jo të gjitha, kanë anët e tyre të errët. Shkaku është përpjekja për mashtrim nga qeveritë dhe media.
Emisioni i parë kishte të ftuar avokat Altin Goxhajn. U fol në përgjithësi për teoritë e konspiracionit dhe në veçanti nëse ka një konspiracion për transformimin demografik të Shqipërisë.
Në pjesën e dytë ishte i ftuar avokat Redon Meksi duke iu referuar ligjit ndërkombëtar nëse ka, apo jo shkelje nga ana e sulmit te Izraelit në Gaza.
Në pjesën e tretë u fol për një organizatë që është në qendër të çdo konspiracioni “Forumi Ekonomik i Davosit”. Sqaruam se përse lindi nevoja që konservatoret e botës të bashkohen në një lëvizje që synon t’i kundërvihu Forumit me emrin Aleanca për Qytetari të Përgjegjshme.
0 Comments: