Parukieri Nazim Salihu alias Noli, është larguar në vitin 1999 nga lufta e Kosovës më një bagazh përvoje 15 vjecare për ta bartur në SHBA në të njëjtin profesion.
Për programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN’, Noli tregoi se si ai arriti të futet direkt në profesion duke treguar aftësitë e tij prej parukieri me stilin e tij të veçantë.
Kur jam larguar nga lufta e Kosovës në 1999, unë erdha në Amerike pas një pune që kisha filluar që ne vitin 1984 me sallonin tim në Kosovë.
Që herën e parë kur me tha shefi merr gërshërët dhe pri flokët, unë tregova stilin tim dhe ia u habit me punën time. Kështu nisi gjithçka. Unë arrita për 245 vite punë këtu, fillimisht në Minesota, më pas këtu ku jam afër New Yorkut që të krijoj modelet e flokëve me VIP të Hollywood si Luck Welson, Jenifer Aniston, Keny Roger, etj.
Marrë pjesë dhe në produksione të ndryshme filmike pasi merrem edhe me efekte filmike dhe më ftojnë në shesh xhirime kur jam në stafin e përgatitjes së aktorëve për grim e flokë.
Noli nuk u mjaftua me kaq. Ai merret edhe me tv show në Connecticut ku fton personalitete shqiptar në podcastin e tj. Por ëndrra e tij mbetet hapja e një Akademia për të trajnuar studentë shqiptar.
Pseudonimin Noli e kam vënë nga dëshira dhe respekti për figurën e demokratit shqiptar Fan Stilian Noli, që në vitin 1985 kur kisha sallonin tim në Lipjan të Kosovës, e pata vënë si emër salloni, dhe kisha probleme me policinë serbe sepse e dinin se kush është Noli.
Më pas këtu e kam bart si emër dhe në podcastin tim në TV nacionale këtu në Connecticut e kam Tv Noli Show”, ku intervistoj personalitete shqiptare.
Por ëndrra ime mbetet të krijoj një Akademi dhe të trajnoj studentët shqiptar për boten e produksionit që të merren me grim e flokët për artistët.
0 Comments: