Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja në ‘MCN Live’ ka folur përpanairin e madh ndërkombëtar që do mbahet në Shqipëri për 4 ditë 26-29 nëntor ‘Automotive Fair Albania”.
Ai tha se nga ky panair qytetarët do të përfitojnë shumë dhe se aty do ta gjejnë veten të gjitha moshat nga të vegjlit deri të më të rriturit.
Sipas tij, vërtetë disa rrugë do të jenë të bllokuara për 4 ditë, por do jetë një panair i mbushur me shumëllojshmëri aktivitetesh.
‘Të gjithë njerëzit që banojnë pranë pallatit të kongreseve dhe sheshit Italia i kërkojmë ndjesë që për 4 ditë rrugët do të jenë të bllokuara, por të marrim anën e mirë, ndonjë kënaqësi për admirimin e atyre gjërave që vijnë për herë të parë në Shqipëri që janë makina, kemi garat e para në qytet, pra qyteti do bëhet njëlloj Monaco në kuptimin e atmosferës dhe kemi qëllim që e gjithë familja do e gjejnë veten dhe do ketë plot vende sepse është e lirë për të gjithë publikun.
Jemi në vitin e sporteve dhe kush nuk do i shohi do pendohet sepse nuk është panair për të parë vetëm makinat e reja që shiten, por do të ketë gara, festival, nga rajoni dhe vendi, gjithë maniakët e automotivit madje deri te mjetet të marra nga muzetë dhe deri në kinema me temat që lidhen me mjetin, transportin.
Do kemi forumin e startup, do kemi shpikësit tanë që do na tregojnë se çfarë kanë bërë për inovacionin, diskutime me grupe interesi apo mes vetë dikastereve dhe pushtetit vendor për përballje për problematikat që kemi. Kush është që me të vërtetë ka njëlloj afrimiteti të botës me rrota dhe pse si jep makinës, të vijë se do jetë një vend shumë interesantë për tu motivuar.
0 Comments: