MC Networking

Britania e Madhe mund të arrestojë njerëz për valëvitjen e flamujve palestinezë

Policia në Angli dhe Uells duhet t'i trajtojë flamujt, thirrjet dhe simbolet e tjera palestineze të shfaqura në kontekste të caktuara si gjuhë urrejtjeje, tha Sekretarja e Brendshme Suella Braverman në një letër udhëzuese të dërguar të martën.

"Nuk janë vetëm simbolet dhe thirrjet e qarta pro-Hamasit që janë shkak për shqetësim," shkroi Braverman në letër. 

Unë do të inkurajoja policinë të shqyrtojë nëse thirrjet si: “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë” nënkuptojnë shprehje dëshirash të dhunshme për të parë Izraelin të fshirë nga bota dhe nëse përdorimi i mesazheve të tilla, në kontekste të caktuara, mund të përbëjë një shkelje racore të nenit 5 të rendit publik”

“Konteksti është vendimtar. Sjelljet që janë legjitime në disa rrethana, për shembull valëvitja e një flamuri palestinez, mund të mos jenë legjitime, si për shembull kur synohen të lavdërohen aktet e terrorizmit,” shtoi Braverman.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top